Organizohet Workshopi me temë “Procesi i integrimit europian në Shqipëri – mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile në procesin e negociatave për arsimin, shkencën dhe rininë”
- Scritto da Mustafa Shyti
- Published in Aktivitete në UE
- Hits: 764
- Stampa ,
Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u zhvillua workshopi me temë "Procesi i integrimit europian në Shqipëri – mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile në procesin e negociatave për arsimin, shkencën dhe rininë"
Aktiviteti pati si fokus kryesor mundësitë për përfshirje të shoqërisë civile, studentëve, personelit akademik, që mbulojnë fusha të demokracisë, rinisë, arsimit dhe kërkimit shkencor, apo edhe bashkëpunimit rajonal sa i përket procesit të negociatave dhe informimit e konsultimit mbi kapitujt 25 (Shkenca dhe Kërkimi Shkencor) dhe 26 (Arsimi dhe Kultura) të Acquis së BE.