Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Prezantohet thirrja e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Zëvendësministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë znj. Lorena Haxhiu së bashku me zv. Rektorin, prof. as. dr. Peçi Naqellari, zhvilluan takimin informues mbi thirrjen e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit. Në këtë takim morën pjesë studentët e të gjithë programeve të studimit, të cilët kishin përfunduar studimet “Bachelor”.

Ishte vetë Zëvendësministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë e cila prezantoi me detaje programin, duke dhëne informacion të detajuar mbi mënyrën e aplikimit, institucionet e përfshira, kushtet për të marrë pjesë. Gjithashtu zv. Rektori, prezantoi bashkëpunimet e deritanishme në përmbushje të Paktit mbi Universitetin si dhe solli raste të suksesit të studentëve të UE-së në këto aplikime.

Gjatë takimit u zhvillua dhe një sesion pyetje përgjigje. Në përfundim të tij, studentët u ftuan të aplikonin.

Prezantohet thirrja e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Uniel Prezantohet thirrja e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Uniel Prezantohet thirrja e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Uniel Prezantohet thirrja e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Uniel Prezantohet thirrja e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Uniel Prezantohet thirrja e pestë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nga Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Uniel

Në vijim thirrja e plotë e programit.

PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA V

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun :

http://praktika.arsimi.gov.al

nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

  • Të jenë 21-26 vjeç;
  • Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
  • Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë:

  • CV (jetëshkrim) e aplikantit;
  • Letra e motivimit

Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, nga data 9 mars – 9 qershor 2020.

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, pajisjen me të ashtuquajturat “aftësi të buta” si puna në grup, komunikimi i sigurt, përshtatshmëria në ambientin e punës, aftësia për të ndërmarrë iniciativa.