Finalizimi i programit të praktikave të punësimit në UE.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Zyrën e Punës në Elbasan, kanë organizuar ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për studentët të cilët ndoqën programin e praktikave të punësimit pranë UE.
Në fjalën e marrë me këtë rast, Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi , përshëndeti studentët për performancën e mirë që treguan gjatë përmbushjes së praktikës. Ai u shpreh se kjo është një eksperiencë e cila do t’u shërbejë atyre në profesionin që do të ushtrojnë në të ardhmen. Gjithashtu ai nënvizoi faktin se, Universiteti i Elbasanit ka në fokus lidhjen e programeve të studimit me tregun e punës.
Drejtoresha e Zyrës së Punës, Marsida Sadushi, shprehu kënaqësinë që Universiteti i Elbasanit ishte pjesë e këtij projekti dhe ftoi studentët e diplomuar që të aplikojnë pranë Zyrës së Punës. Zv. Rektori Peçi Naqellari tha mes të tjerash se Universiteti i Elbasanit ka dëshmuar se ofron mundësi praktikash dhe eksperiencash që çdo studenti do t’i shërbejë nesër në jetë.
Për shkak të suksesit dhe performancës së shkëlqyr të studentëve, ky program do të implementohet dhe gjatë vitit akademik 2019-2020.