Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019

Të nderuar studentë,

Shumë të dashur familjarë e të afërm të studentëve,

I nderuar personel akademik i Universitetit të Elbasanit,

Të nderuar kolegë rektorë dhe dekanë,

Të nderuar të ftuar,

Mirë se erdhët në Ceremoninë e Diplomimit të Universitetit të Elbasanit “AleksandërXhuvani”, për vitin akademik 2018-2019!

Çfarë udhëtimi të shkëlqyer kemi bërë së bashku; kemi synuar dhe realizuar:

- Mbështetje të pakushtëzuar për studentët e stafin,

- Cilësi e standarde në ofrimin e programeve të studimit,

- Ndërkombëtarizim të institucionit.

Rrugëtimi ynë nuk ishte i lehtë. Filluam me hartimin dhe zbatimin e strategjisë së zhvillimit me në qendër studentin, ku vendimmarrja e organeve kolegjiale të orientohej në interesin më të lartë të studentit, në çdo fakultet, në secilin student. Ju zgjodhët përfaqësuesit tuaj në Senatin Akademik të UE, të cilët kanë ditur të adresojnë siç duhet zërin tuaj. Por nuk u mjaftuam më kaq. Për ju e nga ju, kemi themeluar Këshillin Studentor të Universitetit të Elbasanit, i cili bashkërendon punën e tij me organet tona, e shpesh herë bëhet pararendës i nismave e praktikave më të mira për ju.

Në shërbim të studentëve është krijuar një sektor i posaçëm i Këshillimit të Karrierës, i cili ju informon, asiston, orienton dhe trajnon gjatë gjithë kohës që jeni studentë, duke shërbyer si një lidhje mes diplomave tuaja e tregut të punës ku aspironi të jeni në të ardhmen.

Kurrikulat universitare janë njësuar me ato evropiane për programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe në vijimësi punohet për të gjitha programet e studimit në Universitetin tonë.

Të dashur studentë,

Jeni ju, puna juaj, profesionalizmi juaj, përkushtimi dhe pasioni për punën tuaj, që na bën të gjithëve krenarë. Secili prej jush është një koleg, është një bashkëudhëtar, është një mik.

Bashkë studentë dhe pedagogë, kemi realizuar projekte e sipërmarrje të guximshme, duke filluar me akreditimin e institucionit. Kemi vijuar me realizmin e secilës sipërmarrje tuajën për konferenca shkencore, pjesëmarrje në projekte kombëtare e ndërkombëtare për ngritjen e kapaciteteve, propozime për programe studimi etj.

Mbështetja për ju, për nismat tuaja ka qenë, është dhe do të jetë e pakushtëzuar.

Universiteti i Elbasanit ofron 39 programe studimi në Bachelor, 17 programi studimi në Master i Shekncave, 34 programe studimi në Master profesional, 7 programe studimi 2 vjeçare profesionale dhe 2 programe studumi në doktoraturë. Këto programe studimi janë strukturuar në mënyrë të tillë, që ti lejojnë studentëve një formim akademik e praktik.

Për t`ju ofruar një program akademik sa më të plotë, programeve të studimit tona u është shtuar edhe eksperienca ndërkombëtare e profesorëve të ndryshëm, të cilët janë bërë pjesë e mësimdhënies pranë jush. Theksoj faktin se profesorët e ftuar, nuk kane qenë pjesë e vetëm një programi studimi, por e të gjithë programeve të studimit.

Për mua, në cilësinë e Rektorit, më bën krenar fakti, se gjithnjë këta profesorë kanë kërkuar të kthehen në auditoret tona, pasi sinergjia dhe bashkëpunimi me ju ka qenë mbresëlënës.

Dua të theksoj dhe një element tjetër të rëndësishëm, i cili lidhet me infrastrukturën.

Në bashkëudhëtimin tonë, kemi ditur të fokusojmë prioritetet mbi formimin tuaj praktik dhe didaktik, duke pajisur Universitetin e Elbasanit me disa laboratore të reja si:

Laboratore të IT, për Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave të Edukimit,

Laborator i Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës,

Laboratore të Infermierisë dhe Fizioterapisë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike,

Laborator në kuadër të qendrës së të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Laborator Digjital i Anatomisë, me financim 100 % nga Qeveria shqiptare

Aktualisht po pasurohet e përditësohet Laboratori i Media Qendrës në Fakultetin e Shkencave Humane.

Paralelisht me organizimin akademik, janë zhvilluar trajnime e kualifikime të vazhdueshme për ju, për të realizuar orientimin drejt “soft skills” e për ta bërë të lehtë periudhën e kalimit nga bankat universitare drejt tavolinave të punës.

Referuar profesioneve të rregulluara me ligj të veçantë, ku kërkohet liçensimi paraprak, rezulton nga Qendra e Shërbime Arsimore se kalueshmëria është në nivelin 80 %. Kjo ka bërë të mundur punësimin e menjëhershëm e pa vonesa të studentëve. Falë gjurmimit të studentëve, kryesisht në Qarkun e Elbasanit dhe më gjerë, rezultojnë se 55% e tyre janë të punësuar në institucionet publike e private në vend.

Studentët përfitues të bursave të ekselencës gjithashtu kanë siguruar një kontratë punë njëvjeçare në administratën shtetërore.

Shumë studentë të UE kanë qenë përfitues të programit të punësimit me Zyrën e Punës në Elbasan. Këta studentë, të ndarë sipas profileve të profesioneve të tyre, për 6 muaj punuan bashkë me stafin ndihmës akademik duke pasuruar e përmirësuar aftësitë e tyre profesionale.

Bashkë kemi synuar për të patur një institucion të hapur 3600. Gjatë këtij udhëtimi kemi nënshkruar qindra marrëveshje bashkëpunimi në Evropë e deri në Amerikë. E veçanta e këtyre marrëveshje qëndron në faktin se ato nuk kanë qenë vetëm fjalë të shënuara në letër. Këto marrëveshje janë kthyer në projekte konkrete shkëmbimi, për ngritjen e kapaciteteve, për trajnime e kualifikime të vazhdueshme.

Së bashku kemi vizituar mbi 50 universitete partnere e kemi mirëpritur mbi 150 stafe të këtyre institucioneve. Studentët tanë kanë studiuar bashkë me moshatarët e tyre në këto institucione e numri i tyrë është ende në rritje. Pjesë e jona janë bërë shumë studentë evropianë e të tjerë do të na bashkohen semestrin e dytë të vitit akademik.

Në promovim të vlerave e praktikave më të mira profesionale organizuam aktivitete të përbashkëta ku lajtmotivi ka qenë rëndësia e bashkëpunimit pa mure, pa barriera, pa ngurrim.

Sot jemi partnerë në projekte për ngritjen e kapaciteve dhe bashkë ndërtojmë urat e komunikimit për të ardhmen tuaj, që është edhe e ardhmja jonë.


Të dashur studentë,

Rrugëtimi juaj sapo ka nisur, por unë jam shpresëplotë, së ky udhëtim do të jetë i suksesshëm e ju do të mbani me krenari statusin e studentit të Universitetit të Elbasanit.

Të nderuar kolegë,

Bashkë e vetëm të bashkuar mund të jemi më të mirët.

Do ta mbyll fjalën time, me një citim nga Xhon Dju: “Edukimi nuk është përgatitje për jetë; edukim është vetë jeta”.

Suksese të gjithëve!

Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel Fjala e Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, prof. dr. Skender Topi, në ceremoninë e diplomimit të studentëve, viti akademik 2018-2019, Uniel