Përmbyllet projekti “Teaching English to Young Learners”
Përfundoi projekti 7 mujor “Teaching English to Young Learners” i iniciuar dhe i realizuar nga stafi akademik Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane, Fakulteti i Shkencave Humane, në UE si dhe English Language Fellow Keith Kennetz PhD.
12 studentët e programit Master Profesional në Gjuhë Angleze, që ishin pjesë e këtij projekti, përmirësuan aftësitë e tyre në mësimdhënien e gjuhës angleze. Ky projekt u realizua me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së ShBA në Tiranë. Projekti u mbështet nga Qendra “Fëmijët janë e Ardhmja” Tiranë, Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, DAR Elbasan dhe drejtoritë e shkollave "Abdyl Paralloi" dhe "Ptoleme Xhuvani".





