LAIA – Laboratorët e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mori pjesë në takimin e parë të projektit "Laboratorët e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë – LAIA" në Universitetin e Pireut në Greqi, të cilët janë edhe liderët e projektit.
Ky projekt, financuar nga Programi Erasmus+ KA2 CBHE i Bashkimit Evropian, ka bashkuar universitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Danimarka me synimin e krijimit të kurrikulave të nivelit master në fushën e inteligjencës artificiale në rajon duke mundësuar formimin e ekspertëve të inteligjencës artificiale
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është shpresëplotë në impaktin pozitiv që do të ketë ky projekt në forcimin e kapaciteteve arsimore, për të qenë bashkëkohor me kërkesat e tregut ndërkombëtar, si edhe me zhvillimin e teknologjisë.
LAIA – Laboratorët e Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë