Studentët e Klubit Studentor Vullnetari të Universitetit të Elbasanit i bashkohen Qendrës së Autizmit, Elbasan në kuadër të muajit të Autizmit
Studentët e Klubit Studentor Vullnetari, zgjodhën që në kuadër të muajit të Autizmit t'i bashkoheshin aktivitetit sportiv të organizuar nga Qendra e Autizmit, Elbasan.
Për studentët kjo ishte një përvojë për të kontribuar në nxitjen e aftësive dhe talenteve të fëmijëve me autizëm në komunitetin tonë.
#"Ne mundemi por së bashku"!
#qendraautizmitelbasan