Një grup nxënësish të klasës së 11-të të gjimnazit “Dhaskal Todri”, vizituan Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Fillimisht, nxënësit të shoqëruar nga mësuesja e tyre, znj. Manjola Tahiraj, u pritën nga Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit ku u informuan rreth fakulteteve përbërëse dhe rreth programeve të studimit që UE ofron, u njohën më nga afër me zyrën e karrierës dhe rëndësinë që ajo ka për jetë studentore, për mundësinë që u ofron studentëve në zhvillimin e praktikave profesionale dhe krijimin e kontakteve me bizneset e partnerë të tjerë për të mundësuar punësimin e tyre.
Gjithashtu gjimnazistët u informuan rreth programit Erasmus+ dhe internshipeve studentore, për marrëveshjet e bashkëpunimit që UE ka me institucione të ndryshme etj.
Të drejtuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës, realizuan një guidë në ambjentet e Korpusit Qëndror të Universitetit ku vizituan laboratorë të ndryshëm, Amfiteatrin, duke u ndalur në fund te Biblioteka e Universitetit.