Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi Konferencën e 9-të Ndërkombëtare Shkencore “Sfidat e fundit në Inovacionin e Sipërmarrjes dhe Kornizën Ligjore”

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” zhvilloi  konferencën e 9-të Ndërkombëtare me titull “Sfidat e fundit në Inovacionin e Sipërmarrjes dhe Kornizën Ligjore”.

Kjo konferenencë bëri bashkë akademikë, kërkues shkencorë, doktorantë dhe studentë duke nxitur debatin shkencor në funksion të përmirësimit të kërkimit, duke mundësuar një gërshetim të kontributit teorik dhe atij praktik në punime tematike të ndjeshme ndaj kërkesave aktuale të shoqërisë.

Dekania e Fakultetit Ekonomik, prof. as. dr. Imelda Sejdini, çeli punimet e kësaj konference dhe  në fjalën e saj theksoi  se angazhimi i vazhdueshëm në kërkimin shkencor është pjesë e pandashme e punës së fakultetit dhe organizmi i konferencave të përvitshme i jep mundësi si stafit akademik ashtu edhe kërkuesëve të rinj për të diskutuar dhe publikuar punimet e tyre me fokus zhvillimet bashkëkohore.

Konferenca u përshëndet nga, Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. as. Dr. Elvira Fetahu, e cila diskutoi mbi nevojën dhe  rëndësinë e kërkimit shkencor në Universitetin e Elbasanit dhe zbatimit të projekteve të lidhura me kërkimin, me financim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të ftuar në seancën plenare për të përshëndetur punimet e kësaj konference ishin Dr.Robert Gajda, Komisioneri për mbrojtjen kundër diskriminimit dhe Znj.Mirela Muca, Drejtor i përgjithëm i AKKSHI në shrehje të  bashkëpunimit të Fakultetit tone me institucionet që ato përfaqësojnë.

Prof. Giovanni Luchena nga Universiteti i Barit “Aldo Moro”, Itali mbajti ligjëratën kryesore në funksion të tematikës së konferencës.

Në konferencën e këtij viti, krahas paneleve tematike, u organizan dy panele të veçanta për të prezantuar dhe diskutuar kërkimet e realizuara në kuadër të projekteve ndërkombëtare dhe kombëtare në të cilat Fakulteti Ekonomik është partner, ndër të cilat projekti EIT HEI_ HEI4Future, Projekti Erasmus+ CBHE_EntrAL, Projekti Jean-Monet, etj. si dhe projekte të financuar nga AKKSHI në bashkëpunim me Universitetin tone.

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi Konferencën e 9-të Ndërkombëtare Shkencore “Sfidat e fundit në Inovacionin e Sipërmarrjes dhe Kornizën Ligjore”