Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Znj. Elsa Håstad, takim në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit, mirëpriti në një takim zyrtar Ambasadoren e Suedisë në Shqipëri, Znj. Elsa Håstad.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimet e deritanishme dhe urat e bashkëpunimit në të ardhmen me institucionet e arsimit të lartë në Suedi, si edhe me institucionet e tjera partnere.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Tryezës së 8-të të Rrumbullakët e Çështjeve Gjinore me temë "Aktivizmi i grave për barazi gjinore",organizuar në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhëve të Huaja.
Znj.Håstad së bashku me Z.Michele Ribotta, përfaqësues i UN Women në Shqipëri dhe Znj. Mirela Gjoni e Forumit të Gruas Elbasan, diskutuan me studentët mbi fuqizimin e zërit të grave në shoqëri, pjesëmarrjen më të gjerë të tyre në sfera të ndryshme të shoqërisë.