Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Organizohet në Universitetin e Elbasansit “Aleksandër Xhuvani”, Simpoziumi Përkujtimor “Në 100 vjetorin e lindjes së Vasil Kamamit”

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori, Prof.dr. Skender Topi, theksoi se në Universitetin e Elbasanit, figura e mësuesit lartësohet çdo ditë e më shumë. E kjo nuk është vetëm për shkak të traditës, por është rrjedhojë e dashurisë dhe konsideratës shumë të lartë, të elbasanasve për arsimin. Ky qytet ka mirëpritur çeljen e shkollës Normale. Më pas ka zhvilluar rëndësinë e përgatitjes së mësuesve nga Instituti i Lartë Pedagogjik e deri në zhvillimin e tij si Universitet.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Evis Kushi, nënvizoi se figura si Vasil Kamami janë yje që nuk shuhen asnjëherë dhe shërbejnë si modele frymëzimi për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave tona, për përgatitjen, përkushtimin, përgjegjshmërinë dhe përkujdesjen si një prind i dytë për nxënësit e tyre.

Është detyrë e jona për të çuar përpara misionin e tyre fisnik të arsimimit të brezave si dhe avancimin e programeve të mësuesisë, me qëllim lartësimin e vazhdueshëm të figurës së nderuar të mësuesit, sepse ai përgatit jo vetëm profesionistët e aftë të së ardhmes por edhe qytetarët e mirë dhe të denjë të kombit.

Në kumtesën e tij, zv. Rektori, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, në cilësinë e mikut por dhe të personelit akademik të UE-së, ndihet i vlerësuar dhe krenar për vijimësinë e një trashëgimie dhe përvoje të pasur në arsimin e lartë, lënë nga Vasil Kamami.

Kjo veprimtari është jo vetëm një detyrim që ne kemi ndaj drejtuesve dhe kolegëve tanë më të vjetër, por edhe si nevojë që ne dhe ata që do të vijnë pas nesh, të njohim dhe të ruajmë të freskët kujtimet për të shkuarën, përpjekjet, sakrificat, arritjet dhe zhgënjimet e saj.

Doktor i shkencave, Mësuesi i merituar Vasil Kamami prej vitit 1971 deri në vitin 1984, iu përkushtua punës si Drejtor i parë i Institutit të Lartë Pedagogjik, institucioni i parë i arsimit të lartë në Elbasan, i cili në vitin 1976 merr emrin ILP “Aleksandër Xhuvani”, duke pasur një përvojë mësimdhënëse dhe drejtuese në fushën e arsimit.

Krijimi, hapja dhe funksionimi i ILP u realizua mbi një traditë, terren dhe me një atmosferë arsimdashëse.

Nuk është rastësi që trupi i parë mësimor që themeloi Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në vitin 1971 (sot Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”), përbëhej nga ish nxënës e mësues të Normales (Vasil Kamami, Tomor Arianiti, Roland Popa, Agim Kurrizi, Mirjam Myftiu, Bardhyl Graceni, Xhemal Lufta, Hysen Shabanaj etj.).

Fillimisht ILP-ja ka kryer veprimtarinë e vet mësimore në katër degë të mësuesisë: gjuhë-letërsi, matematikë-fizikë, histori-gjeografi, biologji-kimi, në sistemin me dhe pa shkëputje nga puna, me kohëzgjatje trevjeçare; në degët inxhinieri ndërtimi, inxhinieri mekanike, ekonomi kontabël, ekonomi plan, si filiale të UT-së. Ky institucion zhvilloi veprimtari në filialet e tij të ngritura në qytetet Korçë, Fier dhe Berat. Në vitin 1981 u hap dega e përgatitjes së mësuesve për katër klasat e para të shkollës 8-vjeçare, me kohëzgjatje studimi 3 vjet. Afati i studimeve në ILP më 1982 u shtri nga tre në katër vjet.

Drejtori Vasil Kamami dhe titullar i lëndëve formuese për shkencat e mësimdhënies, ka orientuar vazhdimisht për mbarëvajtjen dhe reformimin në vite të ILP-së.

Ka dhënë kontributin e vet në ecurinë, mbarëvajtjen dhe reformimin në vite të arsimit në përgjithësi dhe të formimit të mësuesve në veҫanti, si një ndër specialistët dhe drejtuesit më të mirë të vendit. Ai ka kontribut të ҫmuar në përmirësimin cilësor të programeve lëndore, të leksioneve, laboratorëve etj.

Dr. Arben Kamami, shprehu emocionet dhe konsideratën shumë të lartë për aktivitetin e organizuar.

Për mua dhe familjen time sot është një ditë e veçantë, kujtojmë 100 vjetorin e lindjes së babait tonë dhe dhënien e certifikatës së mirënjohjes akorduar nga Universitetit i Elbasanit.

Në fjalën e tij, ai në emër të të gjithë familjes por dhe në emër të tij personal, falenderoi Rektorin e Universitetit të Elbasanit dhe Ministren e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Evis Kushi.

Një falenderim i përzemërt shkoi dhe për miqtë dhe nxënësit e tij, në veçanti Mehmet Urucin dhe Tomorr Arianiti për organizmin e kumtesës në nder të të atit, Prof. Peçi Naqellari, mesuesit Xhemal Lufta dhe Marie Bezhani.

Kolegët dhe ish-nxënësit kujtuan me emocion të veçantë vitet kur Vasil Kamami punonte si mësues dhe drejtor i Normales për 26 vite, nismëtar dhe drejtues i parë i Institutit të Lartë Pedagogjik nga viti 1971 deri kur doli në pension.

Aktiviteti u përmbyll me akordimin nga Universiteti i Elbasanit të certifikatës së mirënjohjes me motivacionin “Për kontribut të çmuar në zhvillimin e arsimit dhe edukimin e brezave”.