Personeli akademik i UE-së, në mbështetje të Udhëzimit të Rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Nr. 2, datë 24.02.2026, ftohen të aplikojnë në Thirrjen për Projekt-Propozime të kërkimit dhe zhvillimit shkencor, me mbështetje financiare nga të ardhurat e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, për vitin akademik 2026-2027.
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, se regjistrimi për provimet e sezonit të vjeshtës 2025-2026 do të kryhen nëpërmjet sistemit EMS.
Maksimumi i provimeve që mund të jepen në këtë periudhë është gjashtë (6) për gjashtë (6) data të ndryshme. Pra studenti duhet të hyjë në një provim për secilën datë.
Regjistrimi i provimeve në sistem do të fillojë më datë 5 Gusht 2026 dhe do të vazhdojë deri më datë 5 Shtator 2026.
KUJDES! Pas kësajë date nuk do të mund të kryhen regjistrimet apo ndryshime të lëndëve të zgjedhura. Studentët të cilët nuk regjistrohen në sistem deri në datën 5 Shtator 2026 humbasin të drejtën për të hyrë në provimet e sezonit të vjeshtës
Klikoni këtu për grafikun e provimeve për sezonin e vjeshtës.
Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni sekretarinë mësimore, ose stafin IT në adresëm e-mail "Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo."
Fakulteti i Shkencave Humane shpall thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën e Parë Shkencore Ndërkombëtare "Nga Tradita në vijimësi" Shkencat Humane dhe realitetet e reja e cila do të mbahet në datat 26-27 nëntor 2026. Kjo konferencë synon të krijojë një hapësirë akademike ndërdisiplinore për studiues, pedagogë dhe kërkues shkencorë, ku të trajtohen çështje që lidhen me gjuhën, letërsinë, historinë, kulturën dhe format moderne të komunikimit. Në qendër të diskutimeve qëndron raporti ndërmjet trashëgimisë dhe inovacionit, si dhe mënyra se si shkencat humane mund t’u përgjigjen sfidave të kohës sonë.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, bibliotekar, në sektorin e arkivimit, në Bibliotekën e Universitetit, në Rektorat.
Njoftim për shpallje konkursi të brendshëm
Në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, shpallet konkurs i brendshëm, për personel ndihmësakademik me karakter administrativ. Kandidatët e interesuar, punonjës të kategorisë personel ndihmësakademik dhe administrativ, me kohë të plotë në UE, që plotësojnë kriteret e përgjithshme e të posaçme etj, në respektim të rregullores në fuqi, miratuar me Vendimit nr. 70 datë 17.11.2025 “Për miratimin e rregullores për plotësimin e vendeve të lira të punës të kategorisë personel ndihmësakademik në Universitetin e Elbasanit ”Aleksandër Xhuvani” të Senatit Akademik, gjejnë informacionin e mëposhtëm: