Programi i studimit Doktoratë në “Albanologji” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor i Shkencave në Albanologji”. Programi i doktoratës synon të nxisë kërkimin shkencor, duke u orientuar drejt thellimit, rikonceptimit dhe riintegrimit të njohurive shkencore, për të sjellë risi në mendimin shkencor.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel ndihmës akademik me karakter administrativ, Specialist i nivelit të mesëm në zbatim, në sektorin e protokoll arkivës, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv (DBNJPA), në Rektorat.

Program i studimit të doktoratës në “Shkenca Mjekësore Teknike” përfshihet në ciklin e tretë të studimeve universitare, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore Doktor në “Shkenca Mjekësore Teknike”. Studimet në programin e studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Shkencat Mjekësore Teknike” bazohen në programe individuale të kërkimit, që synojnë aftësimin e pavarur të kandidatëve, që kanë në themel kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese në fushën “Shëndet dhe Mirëqenie”, në përputhje me VKM Nr. 310, datë 11.5.2022 “Për specifikimet dhe përmbajtjen e kodifikimit të programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Shpalle e konkursit për ciklin e tretë në doktoraturë për vitin akademik 2025-2026