Universiteti i Elbasanit hap thirrjen për pjesëmarrje në Shkollën Verore "Legjislacioni dhe institucionet e BE-së për profesionistët e së ardhmes ".
Nxitoni të regjistroheni në linkun e mëposhtëm, i cili do të qendrojë i hapur deri më datë 10 Korrik: https://forms.office.com/e/eD2S70mp9H
Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të projektit “Vlerësimi i praktikave profesionale përmes kornizës së kompetencave për studentët kandidatë për mësues” të financuar nga AKKSHI në kuadër të Programit Kombëtar të Kërkim - Zhvillimit 2022 – 2023, organizon Konferencën kombëtare “Zhvillimi i kompetencave të studentëve kandidatë për mësues përgjatë praktikës profesionale” Qëllimi i projektit ishte modernizimi i praktikave profesionale përmes hartimit të një kornize kompetencash profesionale për studentët kandidatë për mësues. Kjo konferencë do të shërbejë për të prezantuar punimet shkencore të prodhuara në kuadër të projektit, lidhur me metodologjinë, gjetjet, rekomandimet,etj, të cilat do të ndahen dhe diskutohen me studiues nga fusha e edukimit, pedagogë, punonjës arsimorë të sistemit arsimor parauniversitar dhe studentë të mësuesisë.