Njoftim për dhënie me qira të ambienteve në administrim nga Universiteti i Elbasanit “A.Xhuvani
Bazuar nëVKM-së Nr.54,datë 05.02.2017“Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” të ndryshuar,Universiteti i Elbasanit “A.Xhuvani” .
NJOFTON:
Do të jepen me qira, me afat një vjeçar ambientet në administrim të Universiteti të Elbasanit “A.Xhuvani si më poshtë:
1.Mjedisi në anën e jashtme të godinës së korpusit kryesor, ngjitur më të, nga jashtë portës nga ana e amfiteatrit, jashtë godinës, në anën ku janë zyrat e administratës me sipërfaqe ndërtese 123.75 m2 dhe sipërfaqe funksionale 41 m2 , për ushtrimin e aktivitetit:tregtim ushqimi të shpejtë, kafe, kakao, çaj dhe pije freskuse në shërbim të personelit të universitetit dhe studentëve;
2.Mjedisi brenda godinës së Fakultetit Ekonomik me sipërfaqe ndërtese 68.3 m2 dhe trualli i lirë funksional 57.2 m2, për ushtrimin e aktivitetit : tregtim ushqimi të shpejtë,kafe,kakao,çaj dhe pije freskuse në shërbim të personelit të universitetit dhe studentëve;
Çmini dysheme do të jetë 150 lekë/m2 në muaj.
Dokumentat që duhet të paraqesin subjektet e interesuar duhet të përmbajnë:
a)Kërkesën për marrje me qira të objektit ;
b)Plan biznesi i hollësishem për venien në funksion të objektit, ku përshkruhet qartë plani i punësimit, plani i investimeve dhe treguesit që do të realizohen;
c)Ofertën për tarifen mujore të qirasë ;
d)Ekstrakt historik i regjistrimit të subjektit në Q.K.R datë ose vendim i regjistrimit ne gjykatë ;
e)INUS-in dhe vërtëtimin nga dega e tatimve për shlyrjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimve shoqërore;
f)Vërtetim nga institucionet përkatëse se subjekti nuk është në ndjekje penale dhe se nuk është në proces gjyqësor lidhur me veprimtarinë.
Për shqyrëtimin e ofertave pranë Universiteti të Elbasanit “A.Xhuvani” është ngritur një komision përkatës.
Dokumentet do të dorëzohen në Zyrën e Protokoll Arkivës të Universitetit deri në 31.01.2020 ora 12:00.Ky dokumentacion do të shqyrtohet në datë 05.02.2020 ora 10:00, në sallën e mbledhjeve.
ADMINISTRATORI
Eljan Hoxha