Rektorati i Universitetit të Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani"/ Njoftime për zhvillime konkursi
Rektorati i Universitetit të Elbasanit, shpall konkurs për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në pozicionin e punës 1 (një) specialist i kurrikulës, në Drejtorinë e Standardeve dhe Kurrikulave.
Specialisti i kurrikulës: bashkëpunon me njësitë bazë dhe ato kryesore për shqyrtimin dhe vlerësimin nga ana teknike të planeve mësimore sipas standardeve dhe akteve ligjore në fuqi; ndjek ecurinë e procesit të rregjistrimit të studentëve në të gjitha ciklet e studimit; kontrollon evidencat e realizimit të ngarkesës mësimore të personelit akademik në përputhje me planin mësimor; Raporton periodikisht për veprimtarinë e punës.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme dhe të veçanta si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë mbaruar studimet universitare të ciklit të dytë (master) në fushën e shkencave natyrore.Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
- Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë përvojë pune.
- Të jetë I aftë për punë
Kritere të veçanta:
- Të ketë jo më pak se një vit përvojë të mëparshme pune.
- Njohës i mirë i përdorimit të programeve kompjuterike.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të ketë njohuri të një ose disa gjuhëve të huaja të vertëtuara me dokumentacion.
Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare brenda periudhës 01.07.2019 – 10.07.2019 dokumentacionin e mëposhtëm:
- Letër motivimi për pozicionin: Specialist i kurrikulës
- Jetëshkrimin e tij/saj;
- Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Fotokopje e njesuar e librezës së punës;
- Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
- Referenca pune nga punëdhënës të mëparshëm.
- Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njësuar me origjinalin;
- Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje e letërnjoftimit.
Të interesuarit duhet të dërgojnë në rrugë postare brenda afatit, dokumentacionin e tyre në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës: Specialist Kurrikule
Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve paraprakisht dhe më pas ata do ti nënshtohen intervistës me gojë. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UE-së, brenda afateve. Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit dhe më pas do të bëhet shpallja/njoftimi i fituesit.
Rektorati i Universitetit të Elbasanit, shpall konkurs për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në pozicionin e punës 1 (një) specialist i sektorit të burimeve njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv.
Specialist i sektorit të burimeve njerëzore: Përgatit, ndjek menaxhon dokumentacionin e për punësimin e personelit sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi; përpunim informacionesh sipas indikatorëve të menaxhimit të burimeve njerëzore të miratuara; bashkëpunon me anëtarë të tjerë të drejtorisë në realizimin e detyrave të caktuara; raporton periodikisht në lidhje me punën e kryer.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme dhe të veçanta si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë mbaruar studimet universitare të ciklit të dytë (master). Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
- Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë përvojë pune.
- Të jetë I aftë për punë
Kritere të veçanta:
- Të ketë mbi një vit përvojë të mëparshme në pune në këtë pozicion.
- Njohës i mirë i përdorimit të programeve kompjuterike.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup
- Të ketë njohuri të një ose disa gjuhëve të huaja të vertëtuara me dokumentacion.
Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare brenda periudhës 01.07.2019 – 10.07.2019 dokumentacionin e mëposhtëm:
- Letër motivimi për pozicionin: Specialist i burimeve njerëzore
- Jetëshkrimin e tij/saj;
- Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Fotokopje e njesuar e librezës së punës;
- Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
- Referenca pune nga punëdhënës të mëparshëm.
- Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njësuar me origjinalin;
- Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje e letërnjoftimit.
Të interesuarit duhet të dërgojnë në rrugë postare brenda afatit, dokumentacionin e tyre në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës: Specialist i sektorit të burimeve njerëzore
Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve paraprakisht dhe më pas ata do ti nënshtohen intervistës me gojë. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UE-së, brenda afateve. Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit dhe më pas do të bëhet shpallja/njoftimi i fituesit.
Rektorati i Universitetit të Elbasanit, shpall konkurs për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në pozicionin e punës 1 (një) Përgjegjësi i sektorit të Këshillimit të Karrierrës ALUMNI, në Drejtorinë Juridike Këshillimit të Karrierës ALUMNI.
Përgjegjësi i sektorit të Këshillimit të Karrierrës ALUMNI:mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e punës në sektorin përkatës; koordinon punën brenda sektorit me specialistët që varen direkt prej tij; bashkëpunon me të gjitha strukturat brenda dhe jashtë drejtorisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me kompetencat për ndjekjen e problemeve, për të cilat njofton menjëherë Drejtorin e Drejtorisë, në cilësinë e eprorit direkt, i cili ndjek më pas zgjidhjen e konfliktit; përgjegjës në hartimin e analizave në lidhje me database të studentëve që kanë përfunduar studimet në UE si dhe për të ndihmuar në hapjen e programeve të reja të studimeve; kryen me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat që i ngarkohen.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme dhe të veçanta si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë mbaruar studimet universitare të ciklit të dytë (master I shkencave).Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
- Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë përvojë pune.
- Të jetë I aftë për punë.
Kritere të veçanta:
- Të ketë mbi një vit përvojë të mëparshme pune.
- Përvojë në hartimin e raporteve dhe shkrimin e dokumentacionit zyrtar.
- Njohës i mirë i përdorimit të programeve kompjuterike.
- Të ketë njohuri të një ose disa gjuhëve të huaja të vertetuara me dokumentacion.
- Të ketë aftësi të mira menaxhuese, komunikuese dhe të punës në grup.
Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare brenda periudhës 01.07.2019 – 10.07.2019 dokumentacionin e mëposhtëm:
- Letër motivimi për pozicionin: Përgjegjësi i sektorit të Këshillimit të Karrierrës ALUMNI
- Jetëshkrimin e tij/saj;
- Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Fotokopje e njesuar e librezës së punës;
- Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
- Referenca pune nga punëdhënës të mëparshëm.
- Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njësuar me origjinalin;
- Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje e letërnjoftimit.
Të interesuarit duhet të dërgojnë në rrugë postare brenda afatit, dokumentacionin e tyre në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës: Përgjegjësi i sektorit të Këshillimit të Karrierrës ALUMNI
Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve paraprakisht dhe më pas ata do ti nënshtohen intervistës me gojë. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UE-së, brenda afateve. Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit dhe më pas do të bëhet shpallja/njoftimi i fituesit.
Rektorati i Universitetit të Elbasanit, shpall konkurs për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në pozicionin e punës 2 (dy) specialistë të sektorit të Këshillimit të Karrierrës ALUMNI, në Drejtorinë Juridike Këshillimit të Karrierës ALUMNI.
Specialisti i këshillimit të Karrierës ALUMNI: identifikon dhe informon mbi oportunitetet edukative (internshipe, bursa, trajnime, etj.), ofron asistencë për realizimin e instrumenteve të kërkimit të një vendi pune (përgatitja e CV), ofron këshillim karriere nëpërmjet vlerësimit të interesave, vlerave dhe aftësive profesionale, informon studentet lidhur me organizimin e trajnime/workshope për zhvillimin e qëndrimeve dhe aftësive që mund të rrisin mundësitë e futjes se të diplomuarve në tregun e punës, informon dhe promovon ofertat e internshipeve, vendeve të punës, ofron këshillim për studentët e UE-së që diplomohen në Ciklin e Parë për mundësitë e studimeve në Ciklin e Dytë në UE ose universitete të tjera jashtë vendit. Gjithashtu punon në krijimin e database për mbledhjen e të dhënave të studentëve të diplomuar nga fakultete të ndryshme të UE-së si dhe të dhe të punësuarve nga ky institucion; përgatit të dhëna statistikore për këto procese për të orientuar më mirë tendencat e tregut dhe për të informuar zhvillimin e kurrikulave/plan programeve. Raporton periodikisht tek drejtori i drejtorisë.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme dhe të veçanta,
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë mbaruar studimet universitare të ciklit të dytë (master).Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
- Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë përvojë pune.
- Të jetë I aftë për punë.
Kritere të veçanta:
- Të ketë mbi një vit përvojë të mëparshme pune.
- Përvojë në hartimin e raporteve dhe shkrimin e dokumentacionit zyrtar.
- Njohës i mirë i përdorimit të programeve kompjuterike.
- Të ketë njohuri të një ose disa gjuhëve të huaja të vertëtuara me dokumentacion.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare brenda periudhës 01.07.2019 – 10.07.2019 dokumentacionin e mëposhtëm:
- Letër motivimi për pozicionin: specialist i Këshillimit të Karrierrës ALUMNI
- Jetëshkrimin e tij/saj;
- Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Fotokopje e njesuar e librezës së punës;
- Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
- Referenca pune nga punëdhënës të mëparshëm.
- Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njësuar me origjinalin;
- Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje e letërnjoftimit.
Të interesuarit duhet të dërgojnë në rrugë postare brenda afatit, dokumentacionin e tyre në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës: Përgjegjësi i sektorit të Këshillimit të Karrierrës ALUMNI
Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve paraprakisht dhe më pas ata do ti nënshtohen intervistës me gojë. Konkursi do të zhvillohet në Rektoratin e UE-së, brenda afateve. Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit dhe më pas do të bëhet shpallja/njoftimi i fituesit.
Rektorati i Universitetit të Elbasanit, shpall konkurs për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në pozicionin e punës 1 (një) specialist projektesh në sektorin e marrëdhënieve me jashtë, në Drejtorinë e Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Specialisti i projekteve: është përgjegjës për mbledhjen dhe sistemimin e dokumentacionit të nevojshëm të projekteve aplikuese në nivel institucional dhe ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit. Ndihmon në mbledhjen dhe përgatitjen e të dhënave në lidhje me projektet e zhvilluara dhe ato të propozuara nga njësitë bazë dhe njësitë kryesore, duke harmonizuar detajet e organizimit të secilit projekt; mbledh informacion rreth thirrjeve për pjesëmarrje në projekte të ndryshme brenda e jashtë vendit. Raporton periodikisht për veprimtarinë e tij.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme dhe të veçanta si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë mbaruar studimet universitare të nivelit të dytë (master) në fushën e shkencave humane.Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
- Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë përvojë pune.
- Të jetë I aftë për punë
Kritere të veçanta:
- Të ketë trajnime në hartimin e draft propozimeve për projekte.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese e të punës në grup
- Njohës i mirë i përdorimit të programeve kompjuterike.
- Të ketë njohuri shumë të mira të një ose disa gjuhëve të huaja të vertëtuara me dokumentacion.
Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare brenda periudhës 01.07.2019 – 10.07.2019 dokumentacionin e mëposhtëm:
- Letër motivimi për pozicionin: specialist i Këshillimit të Karrierrës ALUMNI
- Jetëshkrimin e tij/saj;
- Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Fotokopje e njesuar e librezës së punës;
- Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
- Referenca pune nga punëdhënës të mëparshëm.
- Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njësuar me origjinalin;
- Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje e letërnjoftimit.
Të interesuarit duhet të dërgojnë në rrugë postare brenda afatit, dokumentacionin e tyre në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës: Specialist projektesh