#Përfshihu #EDay2019
A je një student apo studente së paku në vitin e tretë të studimeve Bachelor, që ke interes për institucionet e BE-së?A studion Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Komunikimi, Studime Europiane apo një program studimi tjetër të ngjashëm?
A studion Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Komunikimi, Studime Europiane apo një program studimi tjetër të ngjashëm?
A studion në një nga universitetet publike apo private, në një nga qytetet e Shqipërisë?
Në rast se po, të ftojmë të aplikosh në Modelin Simulues të Institucioneve të BE-së 2019.
Tema e këtij viti është: Direktiva e propozuar 2016/0280(COD) mbi të Drejtën e Autorit në Tregun e Vetëm Dixhital.
Në kuadër të Modelit Simulues të BE 2019 do të zhvillohen dy aktivitete (në gjuhën shqipe):
*31 maj 2019 – Trajnimi mbi procedurat dhe rregulloren e vendimmarrjes së Institucioneve të BE-së
**10 qershor 2019 - Simulimi i Institucioneve të BE-së
Në përfundim të Modelit Simulues tre studentët me performancën më të mirë për secilin institucion do të vlerësohen me çmime dhe do të shpërndahen certifikata pjesëmarrjeje për të gjithë studentët
Për studentët që vijnë nga universitetet e qyteteve të tjera të Shqipërisë do u mundësohet rimbursimi i transportit.
Kliko në linkun e mëposhtëm për tu bërë pjesë e Modelit Simulues: https://forms.gle/Zv6Arp9AmYYa9rSd7
Afati i Aplikimit: 20 maj 2019!
Ky projekt organizohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri, në kuadër të projektit 'Dita e Europës 2019' me mbështetjen e European Movement International dhe Programit 'Europe for Citizens' i Bashkimit Europian.
![#Përfshihu #EDay2019](/images/njoftime/modeli.png)