Njoftim për konkurim për personel ndihmësakademik
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, Drejtor Biblioteke në Rektorat.
Drejtori i Bibliotekës: organizon, bashkërendon dhe mbikqyr veprimtarinë e bibliotekës dhe përgjigjet për organizimin me efektivitet në realizimin e detyrave dhe funksionimin e saj. Koordinon dhe menaxhon punën brenda drejtorisë si dhe bashkëpunon me strukturat e tjera përbërëse të UE-së. Raporton tek titullari, harton raporte, kryen analiza periodike dhe propozon zgjidhje në rastet kur është e nevojshme, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kandidatët duhet të plotësojnë kritere të përgjithshme e të veçanta për këtë pozicion pune.
Kriteret e përgjithshme:
- Të ketë mbaruar studimet universitare (master I shkencave) në shkenca humane. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
- Të ketë përvojë pune.
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
- Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të jetë I aftë për punë.
Kriteret e veçanta:
- Të ketë mbaruar studimet universitare (master I shkencave) në shkenca humane. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
- Të ketë përvojë pune.
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
- Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të jetë I aftë për punë.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dokumentacionin e kërkuar në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.09.2018 deri datë 14.09.2018 këto dokumente:
Letër motivimi për pozicionin e Drejtorit Bibliotekës;
Jetëshkrimin e tij/saj;
Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
Fotokopje e njesuar e librezës së punës;
Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
Referenca pune nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë;
Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njesuar me origjinalin;
Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
Fotokopje e letërnjoftimit.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 03.08.2018 deri më 14.09.2018 në adresën:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës:Drejtor Biblioteke
Elbasan
Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve paraprakisht dhe më pas ata do ti nënshtohen intervistës me gojë. Konkursi paraprak do të zhvillohet në Rektoratin e UE-së, më datë 19.09.2018. Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike për rezultatet paraprake të konkurrimit dhe më datë 27.09.2018 do të bëhet shpallja/njoftimi i fituesit.
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..