Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpall konkurs për 1 (një) pozicion pune, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Rektorat (DKMJ)

Drejtori i Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë: është përgjegjës për koordinimin dhe bashkërendimin e punës brenda drejtorisë si dhe me strukturave të tjera përbërëse të UE-së, në kuadër të respektimit të legjislacionit zbatues të IAL-ve. Mban marrëdhëniet me universitetet brenda dhe jashtë vendit, duke koordinuar zbatimin e marrëveshjeve të lidhura me ta, aktiviteteve në kuadrin e Rrjeteve Universitare Evropiane e Ballkanike, monitorimin e zbatimit të projekteve në të cilat merr pjesë institucioni. Raporton tek titullari, harton raporte, kryen analiza periodike dhe propozon zgjidhje në rastet kur është e nevojshme në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kandidatët duhet të plotësojnë kritere të përgjithshme e të veçanta për këtë pozicion pune.

Kriteret e përgjithshme:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare (master I shkencave) në drejtësi. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
  • Të ketë përvojë pune në pozicion të njejtë apo të ngjashëm.
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të jetë I aftë për punë.

Kriteret e veçanta:

  • Të ketë kryer apo të jetë duke kryer studime të vazhduara të thelluara në fushën përkatëse.
  • Të ketë hartuar apo të ketë qenë pjesë e hartimit, manaxhimit, zbatimit, monitorimit të projekteve të ndryshme.
  • Të ketë aftësi dhe përvojë në lidhje me analizën sasiore dhe cilësore të të dhënave.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të shkrimit të dokumentacionit në gjuhën shqipe dhe të huaj.
  • Të ketë aftësi shumë të mira lehtësimi, organizimi dhe prezantimi takimesh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhëve të huaja.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare nga data 13.08.2018 deri më 23.08.2018 dokumentacionin e mëposhtëm:

-Letër motivimi për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë;

-Jetëshkrimin e tij/saj;

  • Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  • Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  • Fotokopje e njesuar e librezës së punës;
  • Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
  • Referenca pune nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njesuar me origjinalin;
  • Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
  • Fotokopje e letërnjoftimit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë në rrugë postare brenda afatit dokumentacionin e tyre në adresën:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës së DDKMJ