Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Njoftim për organizim aktiviteti nga EMA

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen e European Movement International dhe Programit Europe for Citizens. ju fton të merrni pjesë në aktivitetin Modeli Simulues i Institucioneve të BE-së 2017, që do të organizohet në kuadër të Muajit të Europës. Qëllimi i kësaj iniciative është rritja e njohurive të studentëve mbi vendimmarrjen dhe procedurat legjislative në institucionet e BE-së, si dhe përmirësimin e aftësive të tyre ne gociuese. Aktiviteti përmban një Trajnim mbi proceduarat, rregulloren e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, si dhe Komisionit dhe Parlamentit Europian (dt. 26 maj); dhe do të finalizohet më datë 2 qershor me Simulimin e Institucioneve, ku 60 studentët e përzgjedhur do të performojnë rolet e përcaktuara. Në përfundim të aktivitetit studentët do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje. Ndërkohë që 3 studentët e dalluar do të vlerësohen me çmim nga një juri e përbërë nga ekspertë të fushës së Integrimit Europian, përfaqësues të shoqërisë civile dhe fushës akademike. Tema e përzgjedhur për Modelin e institucioneve të BE-së, është mbi reduktimin e ndotjes së ajrit në BE.

Simulimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe. Studentët duhet të jenë të paktën në vitin e tretë të nivelit të studimeve Bachelor, dega Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Komunikimi. Ftohen të marrin pjesë studentë nga universitetet publike dhe private si brenda Tiranës ashtu dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë. Të gjithë të interesuarit luten të plotësojnë Aplikimin online që gjendet më poshtë: https://goo.gl/EQ5JeN

Afati i fundit i aplikimit është data 24 maj 2017, ora 13:00.