Njoftim për mbledhjen e Senatit Akademik datë 22 shkurt 2017
Ditën e mërkurë, më datë 22.02.2017 në orën 12.00 në sallën e Senatit do të zhvillohet mbledhja e Senatit Akademik të Universitetit “A. Xhuvani”, Elbasan me këtë rend dite:
- Zgjedhja e 2 (dy) anëtarëve, përfaqësues të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve.
Të drejtën për të aplikuar për anëtar të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve e ka çdo anëtar i personelit akademik me kohë të plotë, anëtar i këtyre dy fakulteteve, që nuk do të kandidojë për autoritet drejtues të çdo niveli.
Personat e interesuar duhet të paraqesin kërkesën pranë Sekretarisë së Senatit Akademik të UE-së brenda datës 22.02.2017, ora 11.30.