Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Kriteret që duhet të përmbushin studentët kandidatë për regjistrimin në fazën e aplikimit për “doktoratë në albanologji” në histori dhe “doktoratë në albanologji” në gjuhësi

Kandidati që kërkon të ndjekë programin e studimeve “Doktor” në fushën e shkencave albanologjike duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:

a) Të zotërojë një diplomë universitare në fushën e albanologjisë: historisë, gjuhësisë dhe trashëgimisë kulturore: të zotërojë një Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, ose një Diplomë të sistemit të vjetër apo titull akademik të barasvlershëm të fituar jashtë vendit dhe e njohur nga organet kompetente.

b) Të zotërojë një Diplomë SHPU-je e barasvlershme me diplomën Master i Nivelit të Dytë në fushën e albanologjisë: historisë, gjuhësisë dhe trashëgimisë kulturore.

c) Të zotërojë një diplomë “Master i nivelit të dytë” ose “Master i shkencave” në këtë fushë (ose titull i barasvlefshëm i fituar jashtë vendit i njohur nga MASH-i)

d) Të ketë notë mesatare të studimeve universitare në nivelin e parë dhe të dytë mbi 8.5.

e) Të ketë dëshmi zotërimi të gjuhës angleze me notën mbi 8 (ose të provimit të dhënë në nivelin “Master i shkencave” mbi 8).

f) Deklarim vetjak i përvojës profesionale dhe i qëllimeve të karrierës.

g) Të shprehë qartë qëllimin e ndjekjes së studimeve në programin e doktoratës përmes një platforme të projektit kërkimor në një temë të caktuar të shtrirë në 3 vjet.

h) Të jetë i rekomanduar nga dy persona me titull “Profesor” ose “Profesor i asociuar” në fushën e albanologjisë, të cilët njohin aftësitë akademike, profesionale, kërkimore dhe vetjake të kandidatit.

i) Dosja e aplikimit të shoqërohet nga deklarata e udhëheqësit shkencor, i cili merr përsipër udhëheqjen e kërkimit për hartimin e disertacionit

j) Të zotërojë të paktën një botim në organe shkencore të licencuara në fushën e albanologjisë, ose të jetë bashkautor (ose autor) i një teksti në fushën e albanologjisë, ose të jetë pjesëmarrës në një projekt shkencor të nivelit kombëtar në fushën e albanologjisë.

k) Përvojë pune 2-vjeçare pas mbrojtjes së gradës Master i Nivelit të Dytë, Master i shkencave.

l) Deklarim vetjak i gatishmërisë për të mbuluar shpenzimet e doktoratës.

m) Tarifa e regjistrimit eshte 2 000 leke

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë zyrës së personelit në godinën e Rektoratit të Universitetit.