Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Programi i shkëmbimit studentor në SHBA 2012-2013

PROGRAMI I BURSAVE : THIRRJE PËR APLIKIME

PROGRAMI I SHKËMBIMIT STUDENTOR Në SHBA 2012-2013

Programi i Shkëmbimit Studentor ofron Bursa të Plota për studime universitare një-vjecareShtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky Program mbështet studentët për një Program 2-vjecar, i cili përfshin një vit studimi në një Universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe një vit angazhim në zbatimin e një projekti lokal në shërbim të komunitetit në Shqipëri.

Qëllimi i Programit është që të asistojë zhvillimin akademik dhe civik të të rinjve në vendet e Europës Lindore dhe Juglindore duke i prezantuar studentët me një kurrikul të ‘arteve liberale’, metoda të ndryshme të mësimdhënies, punë në shërbim të komunitetit si dhe me programe të shoqërisë civile.

Kriteret kryesore që duhet të plotësojnë Aplikantët :

-Të jenë residentë ne një prej shtetet : Shqipëri,

-Të jenë studentë të vitit të dytë universitar, në vendin e tyre të banimit, në një nga fushat : Studime Amerikane; Histori Arti, Studime Klasike, Antropologji Kulturore, Teori Ekonomike*, Arte, Histori, Studime Ndërkombëtare, Gazetari, Juridik, Letërsi dhe Gjuhë të Huaja, Filozofi, Shkenca Politike, Sociologji dhe Studime Gjinore (*Teoria Ekonomike nuk përfshin Administrim Biznesi apo Menaxhim)

-Të jenë studentë të vitit të dytë në kohën e aplikimit dhe të jenë të gatshëm për tu kthyer për të përfunduar studimet në vendin e tyre pas perfundimit të vitit studimor në SHBA

-Të kenë rezultate të shkëlqyera akademike dhe të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze, në të lexuar, folur dhe shkruar

-Të demostrojnë aftësi drejtuese dhe të kenë eksperiencë në aktivitete në shërbim të komunitetit dhe/ose aktivitete jashtëshkollore

-Të kenë jetuar dy vitet e fundit në vendin e residencës

-Të mos kenë studiuar më parë në një Universitet në SHBA

-Të mos kenë studiuar në shkollë të mesme në SHBA më tepër se një semestër.

-Të jenë të gatshëm të fillojnë studimet ne SHBA në verën e vitit 2012

Aplikimet

Ju mund t’i gjeni formularët te faqja online : www.soros.al, ose mund t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.

Formularët e plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Fondacionit SOROS deri më datë 1 DHJETOR 2011.

Gjithashtu, brenda këtij afati ju duhet të aplikoni edhe online në adresën: http://oas.soros.org/oas/

Për më shumë informacion drejtohuni :

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërine (Soros), Rr. Qemal Stafa 120/2

Tel: +355-42-235856, 248-213

Fax: +355-42-235-855



Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.