Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Proçedurat e pranimit dhe te regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme.

1.Aplikimi për rregjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjeshme bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

a)Fotokopje të noterizuar të diplomës së maturës shtetërore dhe çertifikatës së notave, ose të ndonjë dëftese/diploma tjetër të studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barazvlefshme me të në Shqipëri. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme.

b)Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të njërës prej tyre. Në dosje do të mbahet fotokopja e këtij dokumenti.

c)2 fotografi

d)Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë, të paguar në Postën Shqiptare.

e)Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme në institucionet e Arsimit të Lartë Publik.

2.Në qoftë se kandidati nuk ka diplomë të maturës shtetërore apo dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të saj, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të miratuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.

3.Kandidatët që do të aplikojnë për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore, përveç dokumentacionit të pikës 1, dhe diplomë të lëshuar nga një Institucion i Arsimit të Lartë (ose fotokopje të saj të noterizuar), diplomë tjetër studimit të fituar jashtë vendit të vlerësuar të barazvlefshme me të në Shqipëri.

4.Aplikimi I kandidatëve në programin e studimit me kohë të pjesshme, fillon më datë 17.10.2011 dhe përfundon më datë 21.10.2011, prej orës 8.00 deri në orën 16.00

5.Shpallja e listave të kandidatëve fitues bëhet në vende të dukshme pranë fakulteteve përkatëse, brenda orës 16.00 të datës 27.10.2011.

6.Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme, zhvillohet nga data 01.11.2011 deri në datën 06.11.2011, prej orës 8.00 deri në orën 16.00, pranë sekretarive mësimore përkatëse.

7.Regjistrimi bëhet vetëm me diplomën e maturës shtetërore dhe dëftesën origjinale te pjekurisë së shkollës së mesme, me përjashtim të rasteve të parashikuara më lart. Dokumentat e kandidatëve jo fitues do u kthehen personave kundrejt kërkesës.