Hapen programet e studimit të ciklit të tretë të studimit (doktorata) në UE
Universiteti i Elbasanit tashmë ka hapur edhe programet e studimit të ciklit të tretë duke qenë në këtë mënyrë në pararojë të zhvillimeve të arsimit të lartë në mbarë vendin. Kështu në urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për hapjen e këtyre cikleve të studimit miratohet:
1.Hapja në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ të Elbasanit të programeve të ciklit të tretë, të Doktoratës, si vijon :
a.Doktoratë në ‘Albanologji’ në profilin ‘Histori’, në Fakultetin e Shkencave Humane, në përfundim të së cilës lëshohet diplomë për gradën shkencore ‘Doktor’ (Dr) në ‘Albanologji’ në profilin ‘Histori’.
b.Doktoratë në ‘Albanologji’ në profilin ‘Gjuhësi’, në Fakultetin e Shkencave Humane në përfundim të së cilës lëshohet diplomë prë gradën shkencore ‘Doktor’ (Dr) në ‘Albanologji’ në profilin ‘Gjuhësi’.
Programet e studimit të ciklit të tretë të Doktoratës do të zgjasin të paktën 3 vite akademikë, brenda të cilave përfshihen 60 kredite për dtudime të organizuara teorike. Ndërkohë këto programe studime do të nisin në vitin akademik 2011-2012.