Me kërkesë të personelit akademik, Ju njoftojmë se shtyhet afati për dërgimin e artikujve shkencorë për botim në Buletinin Shkencor, Viti XXIV i botimit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Afati i fundit për dorëzimin e artikujve do të jetë data 21.02.2023
Rikujtojmë që botimet duhet t'i përkasin: Serisë së Shkencave Shoqërore dhe Edukimit dhe Serisë së Shkencave të Natyrës, Ekonomike dhe Mjekësore. Mirëpriten punime shkencore të personelit akademik, studentëve, individëve profesionistë dhe punime origjinale të studiuesve nga institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit.
Detajet e thirrjes i gjeni në linkun bashkëlidhur
https://uniel.edu.al/images/kerkimi_shkencor/buletini/Thirrja_2022_1.pdf
Me kërkesë të personelit akademik, Ju njoftojmë se shtyhet afati për dërgimin e artikujve shkencorë për botim në Buletinin Shkencor, Viti XXV i botimit, 2024 në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Afati i ri për dorëzimin e artikujve është data 29.02.2024
Ju rikujtojmë se artikujt duhet të klasifikohen në Serinë e Shkencave Shoqërore dhe Edukimit, si dhe Serinë e Shkencave të Natyrës, Ekonomike dhe Mjekësore. Përveç personelit akademik, mirëpritet kontributi shkencor nga studentë, individë profesionistë, dhe punime origjinale nga studiues të institucioneve të tjera, brenda dhe jashtë vendit.
Detajet e thirrjes i gjeni në linkun bashkëlidhur.
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për të dërguar artikuj shkencorë për botim në Buletinin Shkencor, Viti XXV i botimit, 2024. ISSN: 2221-5956, botim i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Mirëpriten punime shkencore të personelit akademik, studentëve, individëve profesionistëve dhe punime origjinale të studiuesve nga institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit.
Artikujt duhet të jenë rezultat i studimit, veprimtarisë profesionale, kërkimore-shkencore të vetë autorit/autorëve dhe të mos jenë botuar më parë në ndonjë periodik apo publikim tjetër.
Aplikimet janë hapur për seritë:
• Seria e Shkencave Shoqërore dhe Edukimit;
• Seria e Shkencave të Natyrës, Ekonomike dhe Mjekësore;
• Edicioni Special.
Artikujt duhet të dorëzohen pranë zyrës së Buletinit Shkencor në format elektronik në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Afati i dorëzimit: 31 janar 2024
Afati i dorëzimit për Edicionin Special deri në 31 mars 2024
Thirrje për botime në Buletinin Shkencor 2024
Për më shumë informacion:
https://www.uniel.edu.al/kerki.../buletini-shkencor/njoftime
Me kërkesë të personelit akademik, Ju njoftojmë se shtyhet afati për dërgimin e artikujve shkencorë për botim në Buletinin Shkencor, Viti XXIII i botimit, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.