Zhvillohet tryeza e parë e diskutimeve mbi shëndetin e gruas në Universitetin e Elbasanit
Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane në Universitetin e Elbasanit, ka organizuar tryezën e parë të diskutimit mbi shëndetin e gruas. Organizimi i kësaj tryeze ka qenë një inisiativë e studiueses së programit Fullbrajt pedagoges Iclal Vanëesenbeeck, e cila për një semestër është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane në Universitetin e Elbasanit, dhe mbështejes së shefes së këtij departamenti Prof.Asc.Dr. Laureta Vavla. E pranishme në të ka qenë edhe Meghan McGill, Zv.Shefe e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Tryeza e diskutimit është moderuar nga Dr. Eriada Çela, pedagoge e Departamentit, titullare e lëndës në studimeve gjinore pranë degës së anglishtes në Universitetin e Elbasanit. Në panel ishin të pranishëm doktorë, gjinekologë, infermierë, psikologë, përfaqësues nga organizatat jo qeveritare dhe mësues. Këto tryeza të diskutimit synojnë inkurajimin e diskutimeve mbi çështjet me bazë gjinore në ambientet akademike.
Ndërkohë Meghan McGill, Zv.Shefe e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, është pritur në një takim edhe nga Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi, ku është diskutuar mbi thellimin e bashkëpinimit mes Ambasadës dhe Universitetit. Rektori gjatë këtij takimi ka theksuar gadishmërinë e Universitetit për të punuar me projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme në interes të dy palëve. Prof.Dr. Skender Topi ka thënë se forcimi i bashkëpunimeve me ambasadën amerikane në Tiranë dhe me Universitetet Amerikane, mbetet prioritet i punës së tij në drejtim të Universitetit të Elbasanit.
![Zhvillohet tryeza e parë e diskutimeve mbi shëndetin e gruas në Universitetin e Elbasanit](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/Zhvillohet_tryeza_e_par_e_diskutimeve_mbi_shndetin_e_gruas_n_Universitetin_e_Elbasanit-1.jpg)
![Zhvillohet tryeza e parë e diskutimeve mbi shëndetin e gruas në Universitetin e Elbasanit](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/Zhvillohet_tryeza_e_par_e_diskutimeve_mbi_shndetin_e_gruas_n_Universitetin_e_Elbasanit-2.jpg)
![Zhvillohet tryeza e parë e diskutimeve mbi shëndetin e gruas në Universitetin e Elbasanit](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/Zhvillohet_tryeza_e_par_e_diskutimeve_mbi_shndetin_e_gruas_n_Universitetin_e_Elbasanit-3.jpg)
![Zhvillohet tryeza e parë e diskutimeve mbi shëndetin e gruas në Universitetin e Elbasanit](/images/studio_ne_ue/fakulteti_i_shkencave_humane/veprimtari/Zhvillohet_tryeza_e_par_e_diskutimeve_mbi_shndetin_e_gruas_n_Universitetin_e_Elbasanit-4.jpg)