Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

FShH/ Njoftim pë shpallje konkursi për personel akademik me kohë të plotë

Fakulteti i Shkencave Humane, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për nevojat e tij, shpall konkurs për personel ndihmësakademik me karakter administrativ me kohë të plotë. Personeli ndihmësakademik me karakter administrativ, specialist në laboratorin e medias, merret me veprimtaritë dhe organizimin e punës në realizimin e detyrave dhe funksionimin e laboratorit të medias; bashkërendon punën me anëtarët e tjerë të qendrës si dhe strukturat përbërëse të FSHH-së. Raporton periodikisht tek eprorët.

Kriteret e pergjithshme

  • Të zotërojnë diplomë të ciklit (nivelit) të dytë të studimeve në shkenca humane. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
  • Të ketë përvoje të mëparshme pune.
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Ndaj tij të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të jetë I aftë për punë.

Kriteret e veçanta

  • Të ketë përvojë të mëparshme pune në fushën e medias
  • Të ketë aftësi të shkrimit të dokumentacionit zyrtar.
  • Të jetë njohës dhe përdorues I kompjuterit.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Të jetë njohës I një gjuhe të huaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në rrugë postare në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Protokoll Arkivit në Rektoratin e UE-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në APP, këtë dokumentacion:

  • Letër motivimi për pozicionin e specialistit.
  • Jetëshkrimin e tij/saj
  • Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin
  • Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  • Fotokopje e njesuar e librezës së punës
  • Referenca pune nga punëdhënësit;
  • Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim
  • Fotokopje e letërnjoftimit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës në adresën:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës:____________
Elbasan

Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve paraprakisht dhe më pas ato do ti nënshtohen intervistës me gojë. Konkursi do të zhvillohet në Fakultetin e Shkencave Humane. Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit brenda datës 18.09.2019 dhe brenda datës 23.09.2019 do të bëhet shpallja/njoftimi i fituesve.

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..