Shpallje konkursi
Fakulteti i Shkencave Humane i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij shpall konkurs për personel ndihmës akademik me karakter adminsitrativ në Qendra e Medias:
Kriteret për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca shoqërore. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në fushën e komunikimit/gazetarisë.
- Të këtë përvojë pune në median e shkruar e atë vizive.
- Te këtë aftësi të mira komunikuese/organizative.
- Të jetë njohës I programeve kompjuterike /gjuhës së huaj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Protokoll Arkiv në Rektoratin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit brenda periudhës 26.03.2018 – 04.04.2018 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron (noterizuar)..
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Raport mjeko-ligjor.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim:
Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave humane/njoftime