Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Shpallje konkursi për personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Gjuhësisë, për vitin akademik 2017-2018

Departamenti i Gjuhësisë i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2017 – 2018.

Kriteret për konkurrim janë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca humane. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
  • Të jetë lektor në fushën e gjuhësisë së sotme, fusha semantikë, pragmatikë dhe në gjuhësinë e zbatuar (mësimdhënie e gjuhës shqipe)
  • Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë kryer kurse ose trajnime brenda dhe jashtë vendit në fushën e gjuhësisë së sotme.
  • Preferohet të ketë marrë pjesë në konferenca shkencore dhe të ketë botime shkencore në fushën e gjuhësisë së sotme.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” deri datë 15.11.2017 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim:

Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave humane/njoftime