Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Shpallje konkursi për personel akademik me kohë të plotë në Departamentin Letërsi-Gazetari, për vitin akademik 2017-2018

Departamenti Letërsi Gazetari i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë për vitin akademik 2017 – 2018.

Kriteret për konkurrim janë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca humane. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.
  • Të jetë lektor në letërsi shqipe, profili kritikë
  • Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” deri datë 15.11.2017 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim:

Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave humane/njoftime