Në kuadër të premierës "Profesionisti", Universiteti i Elbasanit mirëpriti si të ftuar të veçantë regjisorin Leka Bungo dhe aktorët Viktor Zhusti dhe Astrit Hasani
Të ftuarit ndanë me studentët dhe pedagogët vlerat e kësaj premiere, kujtimet e roleve të tyre, marrëdhënia e artistit dhe publikut me artin, sfidat e teatrit dhe filmit shqiptar, pa harruar së përmenduri edhe plejadën e artistëve që u kanë dhënë jetë me krijmtarinë e tyre shumë personazheve.
Gjithashtu, përfituan nga ky takim për të dhënë këshilla të vlefshme mbi përfshirjen e dramaturgjisë shqiptare në kurrikula, si një pasuri historike, kulturore e shoqërore, vazhdimësia e së cilës varet nga interesi dhe vlerësimi i brezave të rinj për të mos e lënë në harresë.