Shpallje konkursi për personel akademik në Departamentin e Gjuhës Angleze dhe Gjermane
Departamenti i Gjuhës Angleze dhe Gjermane në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, për nevojat e tij për vitin akademik 2020-2021, shpall konkurs për për 1 (një) personel akademik me kohë të pjesshme për pozionin e punës asistent lektor.
Kriteret e përgjithshme e të veçanta për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë ketë përfunduar studimet në fushën e medias e komunikimit.. (Diploma e fituar në Institucionet e huaja të Arsimit të lartë dhe Institucione të tjera të autorizuara jahtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar paraprakisht nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri).
- Kandidati duhet të ketë notë mesatare të studimeve Bachelor dhe Master i SHkencave mbi 8.
- Duhet të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të BE-së, të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi
- Të ketë përfunduar studimet brenda ose jashtë vendit në fushën e medias e komunikimit
- Ndaj kandidatit të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- Jetëshkrimi.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave. (Diplomat e lëshuara nga Institucionet e huaja të Arsimit të lartë dhe Institucione të tjera të autorizuara jahtë vendit, duhettë jenë njohur dhe njehsuar paraprakisht nga Ministria përgjegjëse për Arsimin në Shqipëri).
- Dokumentacionin shoqërues përkatës origjinal ose të noterizuar sipas plotësimit të kritereve të shpallura
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore(Dëshmi penaliteti)
- Raporti i aftësisë në punë.
- Fotokopje e letërnjoftimit.
- Librezë shëndetësore.
- Leje nga punëdhënësi për mësimdhënie në UE
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen intervistës në departament.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur në zyrën e Protokoll Arkivës në Rektorat nga data 16.03.2021 deri 25.03.2021.
Adresa postare:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Departamenti i Gjuhës Angleze dhe Gjermane
Elbasan