Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ceremonia e fillimit të Programit të Trajnimit për Brezin e dytë të Aplikantëve për Drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar

 

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, është organizuar në datë 16.10.2020, ceremonia e fillimit të Programit të Trajnimit për Brezin e dytë të Aplikantëve për Drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, një projekt që realizohet dhe në tre institucione të tjera të Arsimit të Lartë në Shqipëri, nga Shkolla e Drejtorëve dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësrektori, Prof. as. dr. Peçi Naqellari, theksoi se ky projekt, është i një rëndësie të veçantë për institucionin dhe për komunitetin arsimor elbasanas.

 

50 drejtorë, nëndrejtorë apo aspirantë për drejtorë të arsimit parauniversitar, do të kenë mundësi të trajnohen nga ekspertë të fushës, në 9 module trajnimi të cilat përfshijnë tematika si: -Zhvillimi i vizionit dhe strategjisë për përmirësimin e shkollës dhe menaxhimin e ndryshimit -Mësimdhënia dhe të nxënët –Drejtuesit pedagogjikë që mbështeten në të dhëna -Procesi i drejtimit të ndryshimeve transformuese në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar -Partneriteti me prindërit dhe komunitetin e gjerë -Modelimi i zhvillimit profesional të vetes dhe të tjerëve etj.

Gjithashtu, znj. Anila Çota, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Elbasan, pjesëmarrëse në aktivitet, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për punën e tyre të jashtëzakonshme, të zhvilluar në këto kohë të vështira me të cilat po përballet vendi, për shkak të pandemisë së COVID- 9. Gjithashtu ajo theksoi se për të përmbushur misionin e saj, shkolla ka nevojë për drejtues mendjehapur, të cilët praktikojnë lidership-in bazuar në parime morale për të mirën e të gjithë fëmijëve.

 

Aktiviteti u përmbull me një prezantim të detajuar të programit 9 mujor të trajnimit, nga Dr. Jonida Cungu, Trajnere, e Programit të Trajnimit për Brezin e dytë të Aplikantëve për Drejtues të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar