Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" merr pjesë në hackathon-in e parë, të Teknologjisë së Informacionit.
U mbyll hackathon-i i parë, i Teknologjisë së Informacionit i cili kishte si sfidë "bërjen atraktive të vendit tonë për nomadëd digjitalë”, organizuar nga EU4innovation, EUinalbania dhe GIZAlbania.
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" u përfaqësua nga një skuadër të përbërë nga pedagogë, studentë e ALUMN-i.
Skuadra u përbë nga studentët Megi Kume, Oigen Kurti dhe Florjan Korra. Nga ALUMNI- Artan Shqau dhe u kryesua nga pedagogu i Teknologjise së Informacionit, Dr.Rexhep Rada.
Universiteti i Elbasanit doli ndër 11 skuadrat fituese, të përzgjedhur mes qindra aplikimeve nga Shqipëria.
Projekt propozimi i prezantuar nga skuadra e Universitetit të Elbasanit ishte i fokusuar në futjen e Teknologjisë së IOT dhe Artificial Intelligence në smart city.
Ekipet pjesëmarrëse u përshëndetën dhe u komplimentuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri Eduart Shalësi.
Ata shprehën angazhim maksimal për identifikimin e problematikave që kanë start-up-et në Shqipëri dhe përpjekjet për të krijuar një kuadër ligjor për nxitjen e tyre.








