Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" nis pajisja me kartën e studentit.
Në kuadër të Paktit për Universitetin, Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, znj. Besa Shahini, ka qenë prezente në Universitetin e Elbasanit, ku ka shpërndarë dhe kartat e para të studentëve të UE.
Znj. Shahini u prit nga zv. Rektori, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucione qendrore dhe lokale për ofrimin e sa më shumë shërbimeve që i përgjigjen nevojave të studentëve.
Gjatë vizitës në këtë Universitet, u zhvillua edhe një bashkëbisedim me studentët e UE, të cilët i shprehën Ministres kërkesat dhe problematikat e tyre.
Në ambientet e Korpusit kryesor në UE, do të qëndrojë stenda e Postës Shqiptare e cila do të realizojë procesin e pajisjes me kartë studenti si dhe shpjegimet e nevojshme të përfitimeve prej saj.
![Në Universitetin e Elbasanit Aleksandër Xhuvani nis pajisja me kartën e studentit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Pajisja_me_kartn_e_studentit-1.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit Aleksandër Xhuvani nis pajisja me kartën e studentit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Pajisja_me_kartn_e_studentit-1-2.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit Aleksandër Xhuvani nis pajisja me kartën e studentit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Pajisja_me_kartn_e_studentit-1-3.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit Aleksandër Xhuvani nis pajisja me kartën e studentit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Pajisja_me_kartn_e_studentit-1-4.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit Aleksandër Xhuvani nis pajisja me kartën e studentit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Pajisja_me_kartn_e_studentit-1-5.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit Aleksandër Xhuvani nis pajisja me kartën e studentit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Pajisja_me_kartn_e_studentit-1-6.jpg)