Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Pjesëmarrja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në “ERASMUS+ CONTACT SEMINAR WITH THE WESTERN BALKANS”.

250 përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në datat 24-25 tetor, në Tiranë për të diskutuar dhe krijuar partneritete në mënyrë që të rritet sasia dhe cilësia e aplikimeve të përbashkëta në kuadrin e Erasmus+.

Gjatë pesë viteve të fundit Erasmus+ ka financuar projekte me Ballkanin Perëndimor që kanë përfshirë 37 mijë studentë, studiues dhe stafe të institucioneve të arsimit të lartë në rajon dhe atyre në vendet e Programit Evropian.

Erasmus+ e ka intensifikuar praninë e tij në Ballkanin Perëndimor dhe aktualisht Bashkimi Evropian po punon për të dyfishuar buxhetin e Erasmus+ të caktuar për rajonin.

Në fjalën e saj, Ministra e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, theksoi se në thelb të programit Erasmus+ qëndron shkëmbimi i studentëve dhe pedagogëve që detyrimisht çon tek hapja e universiteteve ndaj perspektivave dhe informacioneve të reja në auditorë dhe laboratorë të kërkimit shkencor.

Ndërsa Ambasadori i BE-së në Shqipëri, cilësoi se të rinjtë e Ballkanit Perëndimor duhen angazhuar, bashkuar e fuqizuar, dhe Erasmus+ është i përshtatshëm për këtë sfidë.

Pjesëmarrja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në “ERASMUS+ CONTACT SEMINAR WITH THE WESTERN BALKANS”, Uniel Pjesëmarrja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në “ERASMUS+ CONTACT SEMINAR WITH THE WESTERN BALKANS”, Uniel Pjesëmarrja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në “ERASMUS+ CONTACT SEMINAR WITH THE WESTERN BALKANS”, Uniel Pjesëmarrja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në “ERASMUS+ CONTACT SEMINAR WITH THE WESTERN BALKANS”, Uniel