Federata e Sportit Universitar organizoi kampionatin në volejboll për femra dhe minifutboll për meshkuj
Gjatë gjithë vitit është zhvilluar kampionati në volejboll femra dhe minifutboll meshkuj. Në kampionat merrnin pjesë përfaqësues nga të gjithë universitetet publike dhe private.
Në finale u kualifikuan katër ekipet më të mira të çdo grupi. Ekipi i UE në volejboll dhe minifutboll ishin pjesëmarrës në finale.
Në ceremoninë fillimit të finaleve ishin të pranishëm të gjithë rektorët e universiteteve pjesëmarrëse, pedagogë, specialistë të sportit dhe studentë.
I ftuar i veçantë në kampionat ishte edhe presidenti i Federatës së Sportit Universitar të Kosovës.














