Finalizohet Workshop- i “E-Citizens, Albania in Europe”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Rrjeti i Studentëve Shqiptare (AS@N) në bashkëpunim me Shoqatën e Konsujve të Nderit në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) organizuan Workshop- in “E-Citizens, Albania in Europe”.
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 100 studentë të programeve të ndryshme të studimit në UE, të cilët patën mundësi të njihen me historinë e Bashkimit Evropian, traktatet që e krijuan atë, zgjerimin dhe zhvillimin e këtij bashkimi ndër vite.
Drejtoresha Ekzekutive e rrjetit AS@N, znj. Edlira Çepani, shprehu falenderimet e përzemërta për bashkëpunimin me Universitetin e Elbasanit dhe gjithashtu falenderoi studentët për interesin e lartë të treguar. Ndër të tjera ajo theksoi rëndësinë që të rinjtë kanë në të gjitha politikat e Bashkimit Evropian si dhe ne proceset integruese të vendit tonë në BE.
Në cilësinë e ekspertit për aktivitetin ishte znj. Gentiola Madhi, studiuese e Integrimit Europian, Osservatorio dei Balcani e Caucaso-Transeuropa.
Në fund të aktivitetit studentët u pajisën me certifikata.
![Finalizohet Workshop- i “E-Citizens, Albania in Europe” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Finalizohet_Workshop-_i_E-Citizens_Albania_in_Europe-1.jpg)
![Finalizohet Workshop- i “E-Citizens, Albania in Europe” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Finalizohet_Workshop-_i_E-Citizens_Albania_in_Europe-2.jpg)
![Finalizohet Workshop- i “E-Citizens, Albania in Europe” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Finalizohet_Workshop-_i_E-Citizens_Albania_in_Europe-3.jpg)
![Finalizohet Workshop- i “E-Citizens, Albania in Europe” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Finalizohet_Workshop-_i_E-Citizens_Albania_in_Europe-4.jpg)
![Finalizohet Workshop- i “E-Citizens, Albania in Europe” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Finalizohet_Workshop-_i_E-Citizens_Albania_in_Europe-5.jpg)
![Finalizohet Workshop- i “E-Citizens, Albania in Europe” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Finalizohet_Workshop-_i_E-Citizens_Albania_in_Europe-6.jpg)