Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
U organizua në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, konferencën ndërkombëtare “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”.
Iniciativën e mori Fakulteti i Shkencave të Edukimit, përkatësisht Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve në bashkëpunim me Shoqatën e Shkencave Sportive Shqiptare.
Gjithçka përkoi me 10 vjetorin e themelimit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve.
Konferenca u moderua nga drejtuesi i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Dr. Edmond Biçoku dhe u përshëndet nga figura të shquara të sportit brenda dhe jashtë vendit.
Në emër të Universitetit të Elbasanit, përshëndeti Zwvendwsrektori Prof. as. dr. Peçi Naqellari. Mes të tjerash prof. Naqellari u shpreh se “konferencat ndërkombëtare janë aktivitete tejet të rëndësishme të cilat bëjnë bashkë studiues të ndryshëm, për të diskutuar, zhvilluar e promovuar studimet e kërkimet individuale e ato të përbashkëta”.
Ai theksoi se, punimet shkencore që prezantohen në këtë konferencë nga profesorë vendas e të huaj, mbartin eksperienca vetjake e gjithashtu evidentojnë problematika dhe propozojnë alternativa më të mira për t’u implementuar.
Zv. Rektori Peçi Naqellari e ka cilësuar qytetin e Elbasanit, jo vetëm një djep të kulturës dhe arsimit, por edhe të sportit. “Ky qytet ka nxjerrë breza e breza të tërë personalitetesh, të cilët kanë lartësuar qytetarinë dhe dashurinë e këtij qyteti për sportin. Jam i bindur dhe e them me plot gojë, se kjo traditë nuk është shtuar ndër breza, por vazhdon të jetë e tillë edhe sot”, ka cituar ai.
Në fund ai u shpreh se kurrikula universitare e edukimit fizik, në UE, i është përshtatur jo vetëm kësaj domosdoshmërie, por gjithashtu është pasuruar me lëndë të reja, të cilat ndihmojnë në formimin e gjithanshëm të studentit.
Në fjalën e tij zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit z. Kostandin Shkurti, u shpreh mes të tjerash se “edukimi fizik dhe sportet janë prioritet i Qeverisë shqiptare dhe në këtë drejtim po punohet fort edhe në krijimin e infrastrukturës sportive”. Ai ka vlerësuar punën çmuar që është bërë nga Universiteti iI Elbasanit, sidomos nga Departamenti i edukimit fizik dhe sporteve pranë Fakultetit të FSHE.
Konferenca u përshëndet edhe nga dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit prof.as. dr. Valentina Haxhiymeri.
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-1.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-2.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-3.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-4.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-5.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-7.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-8.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-9.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-10.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-11.jpg)
![Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shkencat sportive, edukimi dhe roli i tyre në arritjen e qëndrueshme dhe zhvillimin e mirëqenies sociale”
,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Shkencat_sportive_edukimi_dhe_roli_i_tyre_n_arritjen_e_qndrueshe-12.jpg)