WUS në bashkëpunim me UE përmbyllën programin e praktikave të paguara për studentët për vitin 2017-2018
World University Service në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani" përmbyllën me sukses programin e praktikave të paguara për studentët për vitin akademik 2017-2018.
Ky projekt ftoi të merrnin pjesë të gjithë studentët e vitit të fundit të ciklit të studimit bachelor dhe master. Nëpërmjet trajnimeve të një pas njëshme u kualifikuan e u aftësuan për tregun e punës në të cilin synojnë të integrohen.
Pas kualifikimit, 8 studentë të Universitetit të Elbasanit, arritën të realizonin praktikën e paguar pranë institucioneve publike dhe private në qarkun e Elbasanit.
Në përfundim, studentët u pajisën me certifikatat përkatëse të kualifikimit. Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave mori pjesë edhe Dr. Johannes Dietrich, Dr. Johannes Dietrich, zv. Ambasador i Republikës Federale Gjermane në Shqipëri, i cili siguroi se këto programe të kualifikimit dhe trajnimit të të rinjve me një orientim të posaçëm drejt tregut të punës, e bën më të lehtë integrimin e tyre duke bashkërenduar aspektin teorik e praktik të secilit profesion.
Urime e sukses të mëtejshme për studentët:
1. Esmeralda Qejvani ( Programi i studimit Infermieri e Përgjithshme);
2. Enina Hysa (Programi i studimit Matematikë-Fizikë);
3. Jonida Aliu (Programi i studimit Matematikë-Fizikë);
4. Brikena Rranci (Programi i studimit Histori-Gjeografi);
5. Ervis Kasa (Programi i studimit Histori-Gjeografi);
6. Ergisa Muzhaqi (Programi i studimit Matematikë-Fizikë);
7. Stela Zyma (Programi i studimit Financë-Kontabilitet);
8. Anxhela Ziu (Programi i studimit Psikologji).
Së shpejti do të hapet thirrja e radhës për aplikimit e vitit akademik 2018-2019. Për informacioni mos hezitoni të kontaktoni në adresën e e_mail:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.



















