Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë”
Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë”.
Kjo konferencë u zhvillua në kuadrin e marrëdhënieve kulturore të bashkëpunimit Itali-Shqipëri si dhe në kuadrin e “Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore”.
Në këtë konferencë merrnin pjesë anëtarë të Rotary Club, personalitete të historisë dhe kulturës nga Shqipëria, Italia dhe Kosova.
Gjithashtu ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës Elva Margariti, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, Rektori i Universitetit të Elbasanit, prof.dr. Skender Topi, Presidenti i Klubeve Rotariane në Shqipëri, Ylli Qirinxhi etj.
Në fjalën përshëndetëse, Rektori i Universiteti të Elbasanit, prof. dr. Skender Topi, mes të tjerash u shpreh se ” Elbasani, si një qytet i traditës dhe kulturës, ka arritur ndër vite të edukojë e të arsimojë breza mësuesish, studiuesish e akademikësh, të cilët sot lartësojnë emrin e këtij qyteti”.
Më tej ai theksoi se “Universiteti i Elbasanit, përfaqëson një institucion të traditës dhe suksesit, duke pasur si detyrë primare ofrimin e programeve të studimit cilësore e bashkëkohore për studentët, krijimin e lehtësirave infrastrukturore dhe mundësive të mobilitetit të tyre jashtë vendit. Këto prioritete e kanë bërë atë një ndër institucionet më të suksesshme të Arsimit të Lartë në vend”.
Në fjalën e tij ambasadori Alberto Cutillo u shpreh se, bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është i rëndësishëm dhe shekullor. “Në Itali janë disa universitete që janë angazhuar në fushën e historisë dhe kulturës me Shqipërinë. Po ashtu edhe Ministria e Jashtme e Italisë ka një strategji bashkëpunimi, veçanërisht me vendet fqinje”, deklaroi Cutillo.
Ndërsa në fjalën e saj Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se në fushën e kulturës gjatë viteve të fundit nuk ka pasur shumë vëmendje, por tani dikasteri që ajo drejton është mjaft i fokusuar. “Me rëndësi është, jo vetëm zbulimi i trashëgimisë kulturore dhe historike, por edhe ruajtja, mirëmbajtja si dhe aksesi për vizitorët dhe turistët”, nënvizoi ajo.
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-1.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-2.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-3.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-4.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-5.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-6.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-7.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-8.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-9.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-10.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-11.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-13.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-14.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-15.jpg)
![Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” , u organizua Konferenca Ndërkombëtare për “Arkeologjinë Ilirike dhe Epirit të Lashtë” ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Konferenca_Ndrkombtare_pr_Arkeologjin_Ilirike_dhe_Epirit_t_Lasht-16.jpg)