Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Z. Montchil Staynow Routchevski, vizitë zyrtare në Universitetin e Elbasanit, "AleksandërXhuvani"

Gjatë vizitës së tij në Universitetin e Elbasanit, Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, z. Montchil Staynow Routchevski u prit nga Rektori Prof. dr. SkenderTopi, zv. Rektori Prof. as. dr. Peçi Naqellari si dhe përfaqësues nga personeli akademik të diplomuar në universitete mjaft të njohura bullgare.

Rektori Prof. dr. SkenderTopi, i uroi mirëseardhjen Ambasadorit duke theksuar se:

Krijimi i urave të forta të bashkëpunimit me universitetet e njohura në Bullgari, është pjesë e qenësishme e strategjisë së ndërkombëtarizimit e cila po implementohet në UE. Ky Universitet ka një histori të gjatë bashkëpunimi dhe suksesi me universitetet bullgare duke realizuar shkëmbime të stafeve akademike dhe studentëve. Ndër të tjera, UE, ka në përbërje të tij staf akademik i cili është diplomuar në universitete mjaft të njohura bullgare, të cilët janë shpesh iniciatorë të projekteve dypalëshe dhe shumëpalëshe, me në fokus arsimin e lartë dhe studentin.

Nga ana e tij, Ambasadori, falënderoi Rektorin, për pritjen dhe punën e jashtëzakonshme që është duke realizuar.

Ndjehem shumë i lumtur që ndodhem sot pranë jush. Gjithnjë kthimi në universitet të krijon një ndjesi pozitive. Universiteti i Elbasanit, si vatër e dijes dhe kulturës, përfaqëson më së miri traditën dhe kulturën e këtij qyteti. Është pikërisht ky institucion, i cili bëhet lajmëtari i ndryshimit dhe zhvillimit. Unë shpreh gatishmërinë time për impenjim të mëtejshëm në realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, u diskutuan me detaje reformat në arsim të secilit prej vendeve, impakti i tyre në institucionet e arsimit të lartë, si dhe fushat prioritare me interes të përbashkët.

Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Z. Montchil Staynow Routchevski, vizitë zyrtare në Universitetin e Elbasanit, Aleksandër Xhuvani ,UNIEL Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Z. Montchil Staynow Routchevski, vizitë zyrtare në Universitetin e Elbasanit, Aleksandër Xhuvani ,UNIEL Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Z. Montchil Staynow Routchevski, vizitë zyrtare në Universitetin e Elbasanit, Aleksandër Xhuvani ,UNIEL