Starton në Universitetin e Elbasanit projekti Justice for all- Albania
USAID në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit, “AleksandërXhuvani”, kanë lançuar sot seancën e parë të trajnimit “Të zhvillosh mendësinë investigative në epokën dixhitale”.
Në këtë seancë trajnimi marrin pjesë studentët e programit të studimit “Bachelor” në Gazetari, të cilët gjatë tri seancave të trajnimit në Dhjetor, Janar dhe Mars, do të trajtohen nga Michael Alexander, Këshilltar Ndërkombëtar për Median.
Michael Alexander ka punuar për BBC-në, APTN dhe Agjencinë Kombëtare multimediale në Britaninë e Madhe me mbi 35 vjet eksperiencë në televizion, radio, shtypin e shkruar dhe gazetarinë digjitale. Ai ka qenë redaktor i edicioneve të lajmeve dhe disa programeve, producent dhe reporter në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj. Me një eksperiencë të gjatë në gazetarinë investigative, ai ka trajnuar gazetarë në Afganistan, Pakistan, Malajzi, Sudanin Jugor, Kenia etj.
Gjatë trajnimit studentët do të kenë mundësi të diskutojnë për tematikat në lidhje me:
Mendësia investigative;
Si të jesh hulumtues;
Raportimi në botën e shumë-platformave;
Rëndësia në rritje e gazetarisë etike në epokën digjitale dhe atë të medias sociale;
Raportimi dhe shkrimi në platforma të ndryshme;
Gazetaria e celularëve inteligjentë si dhe shumë ushtrime praktike bashëkvepruese.