Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika”

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me “Forumin e Mendimit të Lirë”, “Institutin e Studimeve Politike”, fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika”.

Në këtë takim u diskutuan përfitimet e shoqërisë nga reformimi i sistemit të drejtësisë dhe roli që duhet të luajnë qytetarët për të nxitur vazhdimin e procesit të reformimit të drejtësisë në vend.

Në emër të rektoratit të Universitetit të Elbasanit përshëndeti zv. Rektori, prof. as. dr. Peçi Naqellari.

Në fjalën e tij z. Naqellari u shpreh se “diskutimi mbi reformën në drejtësi është jo vetëm aktual, por edhe i domosdoshëm”. Ai nënvizoi se “studentët e së drejtës përfaqësojnë brezin e juristëve, avokatëve, gjyqtarëve e prokurorëve, të cilët do të implementojnë e do të zbatojnë kuadrin e ri ligjor, derivat i kësaj reforme”.

Më tej ai tha se “reformat, të çfarëdo natyre të jenë, shfaqin një dimesion të dyfishtë. Nga njëra anë në lidhje me kushtet sociale ekonomike në të cilat hartohen e miratohen dhe nga ana tjetër për pasojat që do të sjellin në të ardhmen. E tillë ishte edhe reforma në arsimin e lartë, e cila ndryshoi në parimet dhe bazat mbi të cilat funksiononte arsimi i lartë në Shqipëri. Gjithashtu reforma në drejtësi, u paraqit si një ndryshim radikal, me qëllimin kryesor, rikthimin e besimit te drejtësia. Të besosh në drejtësi, do të thotë të japësh drejtësi. Të japësh drejtësi do të thotë të sigurosh një të ardhme”.

Zv. Rektori Peçi Naqellari theksoi se “Universiteti i Elbasanit, ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo ftesë për bashkëpunim, ku aktorët kryesorë janë studentët dhe bota akademike”.

Lidhur me “Informimin dhe rolin e qytetarëve” në këtë reformë, përshëndeti z. Mentor Kikia, përfaqësues i “Forumit të Mendimit të Lirë”. Tema, “Universitetet dhe reforma në drejtësi”, u referua nga z. Afrim Krasniqi “Instituti i Studimeve Politike”. Ndërsa z. Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës referoi kumtesën “Çfarë po ndodh me reformën në drejtësi? Bilanci dhe sfidat”.

Më pas takimi kaloi në formë pyetjesh dhe diskutimesh mes panelit dhe të pranishmëve.

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika” ,UNIEL Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika” ,UNIEL Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika” ,UNIEL Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika” ,UNIEL Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika” ,UNIEL Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, organizoi aktivitetin “Diskutim mbi reformën në drejtësi. Informim dhe Problematika” ,UNIEL