PANAIRI I PUNËS DHE STDUDIMIT NË QYTETIN E ELBASANIT
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” si promotor i vlerave dhe mundësive, organizoi në bashkëpunim me Organizatën Tjetër Vizion, Bashkinë Elbasan, Shërbimin Kombëtar të Punës dhe GIZ Albania, Panairin Lokal të Punës dhe Studimit.
Ky aktivitet përkoi me fillimin e vitit akademik dhe krijoi një mundësi më shumë për studentët, të cilët u informuan në lidhje me domosdoshmërinë e tregut të punës. Për t’iu përshtatur sa më mirë kërkesave aktuale të këtij tregu, përveç 38 programeve të studimit të ciklit të parë bachelor, 51 programeve të ciklit të dytë master, 2 programeve të ciklit të tretë doktoraturë, UE u ofron studentëve edhe 5 programe studimi me karakter profesional. Ofrimi i këtyre programeve të studimit, është jo vetëm një domosdoshmëri në një kohë kur tregu i punës është gjithnjë e më dinamik, por gjithashtu ka kthyer vëmendjen tek edukimi i vazhduar profesional.
Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë aktivitet, Zv. Rektori, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, theksoi:
“Universiteti i Elbasanit është kthyer në promotor vlerash, profesionalizmi dhe kulture. Është shumë i lartë numri i të diplomuarve, të cilëve sot u janë besuar poste shumë të rëndësishme drejtuese. Të tjerë kanë zgjedhur të zhvillojnë karrierën e tyre jashtë vendit dhe janë pikat e kontaktit për bashkëpunime të vazhdueshme. Këto bashkëpunime janë kthyer në motivacion dhe janë bërë shkak për realizimin e projekteve të internshipeve apo punësimeve me kohë të pjesshme në ndërmarrje prestigjoze brenda dhe jashtë vendit. Aktorë vendas e të huaj janë ofruar si trajnues dhe mentorë për studentët. Stafi akademik dhe ai ndihmës akademik, janë të përkushtuar dhe shpesh iniciatorë të sipërmarrjeve të reja dhe politikave me në fokus studentin”.
Gjatë panairit u prezantuan programet e studimit në UE si dhe mundësitë e mobiliteteve, trajnimit dhe internship-it të studentëve, brenda apo jashtë vendit





