Rrjeti i Edukimit të Mësimdhënësve në Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë
Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, zhvilloi takimin e radhës në kuadër të implementimit të projektit LECU“Kulturat e të Mësuarit në Universitete” .
Ky projekt, i një karakteri shumë të veçantë, vjen si bashkëpunim i suksesshëm mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.
Delegacionet u pritën nga Rektori prof. dr. Skender Topi i cili i njohu ata me traditën e pasur që ka Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, në përgatitjen e mësuesve. Kjo traditë nis me shkollën “Normale” e cila hapi dyert e saj që në vitin 1909.
Projekti LECU- ka për qëllim nxitjen e shkëmbimit akademik dhe kërkimit shkencor në lidhje me arsimimin e vazhduar të mësuesve midis universiteteve në Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë vizitës në Universitetin e Elbasanit, partnerët diskutuan përvojën e tyre dhe gjetjet aktuale të hulumtimit në arsimin e lartë, me fokus kulturat e të mësuarit në universitete.
Projekti promovon të mësuarit ndërkulturor dhe një përvojë më të thellë të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim.
![Rrjeti i Edukimit të Mësimdhënësve në Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë ,UNIEL](/images/aktivitete-ne-ue/Rrjeti_i_Edukimit_t_Msimdhnsve_n_Zvicr_Shqipri_dhe_Kosov-1.jpg)