Universiteti i Elbasanit merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare "Oral and Cervico- Facial Pathology", Modica, Sicili
Universiteti i Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani", në bashkëpunim me Universitetin e Aquila, Itali, Ordine dei Medici-Chirurghi e degli Odontoiatri, Provinca di Ragusa, Itali, Associazione Nazionale Dentisti Italiani, Ragusa, Itali, organizuan në datat 14-15 Shtator 2018 në Modica, Itali, Konferencën Ndërkombëtare "Oral and Cervico- Facial Pathology".
Kjo Konferencë vjen si një bashkëpunim tjetër i suksesshëm i universiteteve partnere si dhe interesit të përbashkët për kërkimin shkencor.
Rektori i Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Skender Topi, në cilësinë e Presidentit Honorifik të kësaj Konference në fjalën e tij theksoi se:
Universiteti i Elbasanit është Universiteti i traditës dhe suksesit në Shqipëri. Sot, ky Institucion i Arsimit të Lartë, ofron mundësi të shumta për studentët me fakultete të reja, programe studimi gjithëpërfshirëse, dhe mbi të gjitha, kërkimin shkencor. Punimet e prezantuara në këtë Konferencë, nga stafi i këtij Universiteti, janë kërkime shkencore dhe studime rastesh klinike të cilat dëshmojnë standardin akademik dhe parametrat evropianë që zotëron aktualisht ky Universitet.
Gjatë dy ditëve të Konferencës, u prezantuan punime të një rëndësie të veçantë studimore si dhe u diskutuan praktikat më të mira të ndërhyrjeve kirurgjikale, me fokus ndërhyrjet cervico-faciale.