Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit.

Është zhvilluar në datat 30-31 mars 2018 në Tetovë, Maqedoni, Konferenca e 4-rt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit (BUA) me temë “Bashkëpunimi midis universiteteve dhe bashkëjetesa kulturore, një premisë për një platformë të qëndrueshme në të gjithë Ballkanin”. Themeluar në vitin 2014, qëllimi kryesor i Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit, është bashkëpunimi në rajon dhe ngritja e kapaciteve akadmike, përmirësimi i kurrikulës dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, nëpërmjet universiteteve, bibliotekave, qendrave kërkimore në rajonin e Ballkanit në bazë të vlerave të përbashkëta globale. Pjesë e BUA-së janë 61 universitete të rajonit të Ballkanit.

Prej vitit 2016, Universiteti i Elbasanit është pjesë e BUA. Deri tani është punuar dhe po punohet për formimin e një rrjeti shkencor në fushat e gjuhës, kulturës, artit, historisë, ekonomisë, ligjit, mjekësisë, dhe sportit; organizimi i programeve të përbashkëta të diplomave; hapja e arkivit të përbashkët; hapja e Institutit të Gjuhës, Kulturës dhe Qytetërimit të Popujve Ballkanikë; duke bërë projekte të përbashkëta shkencore, hulumtuese dhe inovative, duke organizuar programe të këmbimit për stafin akademik dhe programe shkëmbimi për studentët brenda anëtarëve të BUA-së .

Në aktivitetin e datave 30-31 mars 2018, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u përfaqësua nga Rekori, Prof. Dr. Skender Topi. Në kumtesën e tij, Rektori, theksoi rëndësinë e identitetit akademik dhe bashkëpunimit universitar, si elementë të vazhdimësisë. Arsimi i lartë ka si mision të tij të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, duke i ofruar studentëve një kurrikul të pasur, programe studimi gjithëpërfshirëse brenda dhe jashtë vendit.

Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL Konferenca e katërt vjetore e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit ,UNIEL