“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit
Ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu i shoqëruar edhe nga Zëvendës Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në këtë ambasadë Meghan McGill, organizuan një takim me studentë të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Ambasadori u prit nga Rektori i Universitetit Prof.Dr. Skender Topi, Zv.Rektori Prof.Asc.Dr. Peçi Naqellari dhe Shefja e Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane Prof.Asc.Dr. Laureta Vavla, të cilët e shoqëruan gjatë takimit që ai pati. Në qendër të takimit ishte prezantimi i një projekti, në kuadër të një inisiative globale ndëruniversitare, ku studentët janë aktorë kryesorë në hartimin dhe zbatimin e tij. Kjo inisiativë është mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, ku aktorë të drejtpërdrejtë kanë qenë edhe EdVenture dhe Facebook. Universiteti i Elbasanit ka qenë Universiteti i parë publik në Shqipëri që u bë pjesë e kësaj inisiative.
Ne fazën e parë të projektit studentët e Departamentit të Gjuhës Angleze vendosën të trajtonin çështje të ekstremizmit të dhunshëm fetar, duke ndërtuar një platformë të quajtur “Unë jam njësoj si ti”. Për këtë qëllim ata bashkëpunuan me një sërë aktorësh rajonale si Qendra e Gruas në Elbasan, shkolla të ndryshme si dhe Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan.
Ne fazën e dytë te projektit, një grup tjetër studentësh përzgjodhën të punonin me çështjet gjinore dhe hartuan nje tjetër platforme të quajtur "Bashkëpunimi gjinor bën ndryshimin", ku arritën të organizonin takime të shumta në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe të bashkëpunonin me aktorë të ndryshëm si Forumi i Gruas Elbasan.
Pasi dëgjoi prezantimin e projekteve të zhvilluar nga ana e studentëve, ambasadori Donald Lu i përgëzoi ata për punën e madhe që kanë bërë. Ai e konsideroi Universitetin e Elbasanit si lider në këtë drejtim
“Eja të studiosh në Elbasan”, ishte thirrja e drejtpërdrejtë që ambasadori Lu përdori në takim, duke iu drejtuar njërit prej të pranishmëve, student në një universitet tjetër të vendit, duke dhënë një mesazh të fortë mbështetje ndaj studentëve dhe stafit të këtij Universiteti.
Takimi ka vazhduar me një bashkëbisedim mes ambasadorit dhe studentëve në lidhje me problematika të ndryshme.
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-1.jpg)
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-2.jpg)
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-3.jpg)
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-4.jpg)
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-5.jpg)
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-6.jpg)
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-7.jpg)
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-8.jpg)
![“Ejani studioni në Elbasan!” Ambasadori amerikan Donald Lu takim me studentë të Universitetit të Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ejani_studioni_n_UE-9.jpg)